60%e studentëve nuk dëshirojnë të kryejnë vaksinën sipas një pyetësori të organizuar online nga portali studentor pasi kryesisht dyshojnë se vaksina ka efekte anësore të pazbuluara, një pjesë e tyre e kanë kaluar tani afër covidin e disa të tjerë mendojnë se do e kalojnë koronavirusin lehtësisht pa pasoja se janë të rinj.

Por sa të rinj do e kryejnë vaksinën me detyrim pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve në mënyrë që të ndjekin mësimin në auditor?

80% e studentëve nuk duan që vaksinat të jenë të detyrueshme megjithatë paradoksalisht kur pyeten se nëse ajo do të ishte e detyrueshme për të bërë mësim në universitet 72% përgjigjen që po do e bëjnë, dhe vetëm 28% e tyre shprehen se do të linin vitin akademik për ta vazhduar vitin tjetër me shpresën se vaksinimi nuk do të jetë me detyrim.

Përshtypjet e 500 të rinjve që kanë marr pjesë në studim në bashkëpunim me bordin kombëtar studentor nuk janë pozitive ndaj institucioneve shtetërore për menaxhimin e vitit të ri akademik.

Pjesa më e madhe e studentëve shprehen se nuk kanë aspak besim te Ministria e arsimit dhe e shëndetësisë për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

Nga 1-5 studentët e kanë vlerësuar mësimin online me notën 2, por pjesa më e madhe duan të zhvillojnë mësimin këtë vit të ri akademik në auditore.

Top Channel