Deklarata e Godoles dhe fshirja nga ‘RD’, kryeredaktori i gazetës: Asgjë s’na lëkund, Berisha burrë shteti!

31/08/2021 23:09

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, ka reaguar pas publikimit dhe fshirjes së lajmit në median zyrtare të PD, të deklaratës së studiueses, Jonila Godole, e cila u shpreh se nëse PD-ja i kërkon një sugjerim për Sali Berishën, do t’i kërkojë që të distancohet prej tij.

Bledi Kasmi në një status në facebook , shkruan se asgjë nuk i lëkund nga besimi se Sali Berisha mbetet një burrë shteti, megjithëse ‘harron’ se kishin publikuar një qëndrim kundër tij.

“Asgje nuk na lekund nga besimi se Berisha ne funksionet e tij te te berit shtet dhe opozitar, ne te gjithe dimensionin e tij politik mbetet burre shteti, por fjala e lire eshte tjeter, pasqyrimi i saj eshte tjeter dhe qendrimet mbi to krejt tjeter. Mirenjohje te gjithe lexuesve per sygjerimet e tyre”, shkruan kryeredaktori i gazetës “RD”.

 

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/08/31/deklarata-kunder-berishes-rd-zhduk-shkrimin-kreu-i-grupit-vendos-censuren-nuk-ka-me-intervista-pa-koordinimin-e-partise/

Top Channel