Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon sulmuesin Koubemba

31/08/2021 15:33

Kampionët e Shqipërisë së Teutës vazhdojnë të kenë ambicie të mëdha për të ruajtur kurorën edhe për sezonin e ri.

Ambiciet e tyre në merkato janë të larta dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe ditën e sotme me zyrtarizimin edhe sulmuesit nga Kevin Kubemba.

28-vjecari ka patur një eksperiencë të rëndësishme me disa klube europiane, ndërkohë që në Sperligën tonë vjen nga kampionati Azer ku luante me skuadrën e Sabah.

Sulmuesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France duke debutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia dhe Sabail.

Gjithashtu Koubemba ka bërë debutimin e tij ndërkombëtar për Kongon në 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje.

Top Channel