Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore.

Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të lidhura janë idetë e Marksit me realitetin e botës së sotme. Gjatë monologut të tij Marksi thotë: “A nuk ju ka shkuar mendja: pse duhet të më shpallin të vdekur herë pas here?”

Kjo monodramë e mprehtë dhe e hollë, kjo “dramë me historinë”, fillon me një marrëveshje mes Karl Marksit dhe autoriteteve të jetës pas vdekjes. Kështu, Marksi fitoi të drejtën që të zbriste në Tokë për të pastruar emrin e vet. Mirëpo, pas një gabimi burokratik, Marksin e çojnë në Sohon e Nju-Jorkut, jo në lagjen e mykur të Londrës së dikurshme.

Zinn-i na njeh me bashkëshorten e Marksit, Xhenin, me fëmijët e tij, me anarkistin Mikhail Bakun, si dhe përmend e flet për personazhe të tjera të kohës.

Detaje të librit

Shtëpia Botuese Aeditions

Autor Howard Zinn

Përkthyes Sokol Cungu

Viti 2021

Top Channel