Fëmijëria e vështirë është si një armik i padukshëm: nuk e di kurrë se kur të godet.

Një roman i famshëm për kapërcimin e humbjes dhe vetmisë, si dhe për pyetjen se çfarë është e pandryshueshme te njeriu. E para së gjithash, një histori e madhe dashurie.

Julesi, vëllai Marti dhe motra e tij Liza janë krejtësisht të ndryshëm, por një ngjarje tragjike lë gjurmë tek të tre: të rritur me kujdes madh në fëmijëri, i humbin prindërit në një aksident automobilistik. Megjithëse i çojnë në të njëjtin konvikt, secili ndjek rrugën e vet, bëhen të huaj dhe e humbin njëri-tjetrin nga sytë. Sidomos Julesi, që dikur ishte shumë i sigurt në vetvete, tërhiqet gjithnjë e më shumë në botën e tij të ëndrrave. A

i zë miqësi vetëm me Alvën misterioze, por vetëm vite më vonë do ta kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo për të dhe çfarë i kishte fshehur gjithnjë. Kur rritet, e takon Alvën përsëri. Dukej sikur do ta rifitonin kohën e humbur,por pastaj e kaluara fillon t’i mundojë përsëri.Dy fjalë për autoren BENEDICT WELLS u lind në vitin 1984 në Mynih.

Pas maturës, në vitin 2003 vajti në Berlin, ku iu përkushtua shkrimtarisë. Jetesën e siguronte duke bërë punë të ndryshme. Romani tij i parë, “Vera e fundit e Beck-sit”, u botua në vitin 2008 dhe u realizua edhe film. Romani i tij “Pothuajse gjenial” (2011) ishte për muaj të tërë në listat e bestsellerëve.

Detaje për librin

Përkthyes Sokol Mici

Shtëpia Botuese Dudaj

Autor Benedict Wells

Viti i botimit 2021

Top Channel