Ursula von der Leyen: 70% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht

31/08/2021 14:21

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

“Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar”, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.

Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236,000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor. Rajoni evropian që mbulohet nga OBSH përfshin 53 vende.

Disa vende të BE-së kanë shkallë më të lartë të vaksinimit, përshembull, Franca 72.5 për qind, Gjermania 70.6, Spanja 76.7 dhe 85.5 përqind Irlanda, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA