Biden: Lufta në Afganistan mbaroi, për ata që duan të dëmtojnë Amerikën, nuk do të falim

01/09/2021 01:08

Teksa deklaroi se lufta në Afganistan mbaroi presidenti amerikan Joe Biden, mbrojti tërheqjen e shumë kritikuar të trupave amerikane.

Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë Biden pranoi përgjegjësinë për vendimin për t’u tërhequr, duke shtuar se besonte se qëndrimi më i gjatë nuk ishte një opsion.

“Na mbeti një vendim i thjeshtë: Ose ndiqni angazhimin e bërë nga administrata e fundit dhe largoheni nga Afganistani, ose thoni që nuk po largohemi dhe angazhohemi për dhjetëra mijëra trupa të tjerë që kthehen në luftë. Kjo ishte zgjedhja, zgjedhje e vërtetë midis largimit ose përshkallëzimit. ” Biden tha se ushtria amerikane ka evakuuar mbi 120,000 të huaj dhe afganë që kanë dashur të ikin nga Afganstani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

“Ne kemi kryer një nga transportimet më të mëdha ajrore në histori. Asnjë vend nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë; vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë këtë”, tha Biden.

Ai po ashtu dha një mesazh për militantët e grupit Shteti Islamik që sulmoi turmat në aeroportin e Kabulit duke vrarë më shumë se 170 njerëz, 13 prej tyre ushtarakë amerikanë. Biden paralajmëroi se Amerika nuk ka mbaruar punë ende me ta. Forcat amerikane përfunduan tërheqjen nga Afganistani më 30 gusht, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

Top Channel