Komiteti i porsakrijuar në Prishtinë për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit, mbajti mbledhjen e tij të parë.

Kryesuesi i këtij organizimi, ministri i shëndetësisë Arben Vitia sqaroi se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Insituti “Robert Koch” në Gjermani i kampioneve të marra në Kosovë tregoi se në vend dominon varianti Delta i sëmundjes. Përhapja e shpejtë e këtij varianti që njihet për transmetueshmërinë e lartë bëri që brenda një kohe të shkurtër, numri i të infektuarve të 20-fishohet. Më herët, edhe kryeministri Albin Kurti pohoi se gjendja e rënduar i detyrohej pikërisht variantit Indian.

Në hapjen e mbledhjes, Kurti foli për rerzikun që paraqet ky variant dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, pati disa kërkesa të vecanta për Komitetin. Kurti tha se çdo person i prekur nga Delta infekton mesatarisht 7 individë të tjerë. Ndaj kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në verifikimin e respektimit të masave si dhe ndëshkimin e shkelësve të tyre.

Top Channel