Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi për Kryesinë e re të kësaj force politike, nga ku vetëm 15 anëtarë u zgjodhën me votim të fshehtë, ndërsa për kupolën drejtuese dhe sekretariatet, të cilët janë pjesë e këtij forumi automatikisht nuk pati as garë dhe as kandidaturë alternative.

Tërhoqi vëmendjen lënia jashtë e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha. Pjesa e Kryesisë së re nuk do jenë as dy rivalët e Bashës në garën për kreun e PD-së dhe Fatbardh Kadilli si edhe Agron Shehaj, i cili do mbetet vetëm deputet i thjeshtë.

Të njëjtin fat pati edhe Clirim Gjata i cili humbi te drejtën që të jetë pjesë e kryesisë pasi mbeti jashtë Sekretariatit.

Enno Bozdo zë kritik i lidershipit, gjithashtu nuk u konfirmua, ndërsa Bujar Nishanit, i cili ishte pjesë e këtij forumi për shkak të postit si kryetar i Këshillit Kombëtar, e humbi këtë të drejtë. Ai ishte i pari që theu heshtjen nga radhët e kundërshtareve e Lulzim Bashes duke shpërthyer në akuza në adresë te tij, si tradhtar i demokratëve dhe shërbëtor i Edi Ramës.

Gert Bogdani, Aldo Bumci dhe Ervin Salianji, të cilët dy vite më parë u spostuan nga koleget femra për shkak të kuotave gjinore ia dolën të mblidhnin votat e duhura për të qenë pjesë e Kryesisë bashke me Gent Strazimirin.

Gjatë votimit për Kryesinë nuk kanë rezultuan fitues Klevis Balliu, Xhelal Mziu, Luciano Boci, Helidon Bushati, Igli Cara, Bardh Spahiu dhe Dashnor Sula. PD respektoi kuotat gjinore zgjedhur 5 zonja, ndërsa hyrje te reja te Kryesisë ishin Fitim Zekthi dhe deputeti i zgjedhur Agron Gjekmarkaj. Në total Kryesia e re e demokrateve ka 83 anëtarë përfshi kryetarin e partisë.

ANËTARËT E ZGJEDHUR TË KRYESISË

Gert Bogdani
Agron Gjekmarkaj
Tomorr Alizoti
Ervin Salianji
Flamur Noka
Oerd Bylykbashi
Kreshnik Collaku
Aldo Bumci
Fitim Zekthi
Gent Strazimiri
Oriola Pampuri
Dhurata Cupi
Juela Hamati
Taulanta Jaupi
Lindita Metaliaj

JASHTË KRYESISË SË PD

Jamarbër Malltezi
Fatbardh Kadilli
Agron Shehaj
Enno Bozdo
Clirim Gjata

U RIKTHYEN NE KRYSI

Aldo Bumci
Gerti Bodgani
Ervin Salianji
Gent Strazimiri

NUK U VOTUAN

Klevis Balliu
Xhelal Mziu
Luciano Boci
Helidon Bushati
Igli Cara
Bardh Spahia
Dashnor Sula

Top Channel