Në të gjithë vendin po zhvillohet sezoni I dytë I provimeve ose siç njihet ndryshe sezoni i vjeshtës. Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” provimi I Matematikës nisi në orën 10 dhe përfundoi në orën 12.30.

Aty ishin mbledhur maturantë nga qyteti, si dhe nga shkollat e fshatrave përreth. Janë mbi 3500 maturantë që ju nënshtruan për herë të dytë provimit të Matematikës. Ai i gjuhës Shqipe dhe i Gjuhës së Huaj u zhvilluan në 24 dhe 27 gusht.

Ndërsa provimi i fundit ai i lëndës me zgjedhje zhvillohet në datën 3 shtator.

Nxënësi ka të drejtë të japër deri në dy provime, pasi nëse ka mbetur në tre lëndë e sipër, atëherë përsërit vitin.

Për nxënësit e klasave të 9-ta që nuk I morën provimet në sezonin e verës, ka një sezon të dytë provimesh që nis në datën 1 shtator me Gjuhën Shqipe, vazhdon me Matematikën në datë 6 dhe Gjuhën e Huaj në datën 9 shtator.
Për nxënësit që kanë ngelur në lëndë të tjera, si Gjeografi, Kimi, Fizikë, shkolla cakton një datë që aprovohet nga Zyra Vendore Arsimore.

“Kam vajzën brenda, për provim. Tre provimet I mori 9-ta, ndërsa në matematikë mbeti. Sa ta marrë sot notën, do të aplikojmë për shkollë të lartë.
Në shkollën e fshatit ku jemi ne, I morën provimet ata që nuk dinë të shkruajnë emrin e tyre. Një padrejtësi e madhe është bërë.
Stres kemi, se matematika s’është shaka. Ushtrimi me “Sindin” dhe pyetjet pa lidhje, bënë që edhe nxënës të mirë të mbeten në provim. Pandemi po, online po, ky vit ishte fatkeqësi për fëmijët tanë.”

Juli Ristani

Top Channel