20 vite luftë/ Biden nga Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë larg nga përfundimi. SHBA ishte e përgatitur për kolapsin e shpejtë të Afganistanit

31/08/2021 21:43

Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp nga shtëpia e bardhë , mbrojti evakuimin e trupave amerikane nga Afganistani.

“Ne përfunduam një nga transportimet më të mëdha ajrore në histori,” tha Joe Biden.

“Asnjë komb nuk ka bërë ndonjëherë diçka të tillë në të gjithë historinë; vetëm Shtetet e Bashkuara kishin kapacitetin, vullnetin dhe aftësinë për ta bërë atë.”

Presidenti Biden e filloi fjalimin e tij duke falënderuar personelin ushtarak amerikan për punën e tyre duke evakuuar më shumë se 120,000 nga Kabuli.

Ai tha se operacioni nuk do të ishte i mundur pa “aftësinë, trimërinë dhe guximin vetëmohues” të trupave amerikane, diplomatëve dhe personelit të inteligjencës.

“Ata e bënë atë duke u përballur me një turmë të madhe  që kërkonin të largoheshin nga vendi dhe e bënë atë duke ditur që terroristët e Isis-K, armiqtë e betuar të talebanëve, fshiheshin në mes të atyre turmave.”

Trembëdhjetë trupa amerikanë u vranë në operacion, si dhe 20 u plagosën.

Biden pranoi se ushtria afgane u rrëzua më shpejt nga sa pritej para afatit të 31 gushtit.

“Unë udhëzova ekipin tonë të sigurisë kombëtare që të përgatitet për çdo gjë,” tha ai. “Ne ishim gati kur forcat afgane të sigurisë … nuk qëndruan aq gjatë sa priste dikush.”

Më shumë se 2,400 ushtarakë amerikanë u vranë në luftën afgane, me gati 23,000 të plagosur.

Presidenti Biden tha se SHBA do të ndihmojë në evakuimin e amerikanëve që kanë mbetur atje “nëse ata kështu zgjedhin”.

Duke iu drejtuar afganëve të transportuar me aeroplan, ai thotë se “asnjë vend nuk ka bërë më shumë për të transportuar banorët e një vendi tjetër.”.

Biden thotë se nuk pajtohet me pretendimet se evakuimet duhet të kishin filluar më herët.

Top Channel