E mërkurë, 29 Shtator 2021
11:58
BE nuk do ta anëtarësojë Ballkanin, diplomatët zbardhin të vërtetën: Thjesht fasadë!

Frika e një përplasjeje politike mes anëtarëve ka bërë që Bashkimi Europian të mos e garantojë më të ardhmen e anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilave i është premtuar një vend në klub.

11:56
Gjeneralët “rrëzojnë” Bidenin: E këshilluam ndryshe për Afganistanin! 

Gjeneralët kryesorë amerikane i thanë ligjvënësve se kishin rekomanduar mbajtjen e 2.500 trupave në terren në Afganistan, duke përmbysur kështu pretendimet e mëhershme të presidentit Joe Biden, i cili deklaroi se askush nuk e kishte këshilluar të mos i tërhiqte të gjitha forcat amerikane nga vendi. 

11:42
Debatet në Komisione/ Balla-opozitarëve:Vaksinohuni që mbledhjet të bëhen me prezencë fizike!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka sqaruar se për sa kohë deputetët që marrin pjesë në Komisione nuk janë vaksinuar plotësisht, mbledhjet do vijojnë të zhvillohen online.

11:40
“Deputetët të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit në Kuvend”, Braçe reagon për përplasjen e djeshme në Komision

Erion Brace ka kërkuar që të mos bëhen debate për mënyrën e mbledhjes së komisioneve pasi prej dy ditësh ka përplasje sepse opozita kërkon prani fizike ndërsa mazhoranca kërkon që të zhvillohen online, ashtu siç ka vendosur Konferenca e Kryetarëve.

11:32
Unaza e Madhe/ Balluku: Afati i fundit do jetë tetori 2022. Synojmë që…

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ka folur për punimet në Unazën e Madhe.

11:28
Komisioni për Ekonominë dhe Financat/ Kryetari pranon opozitën në sallë, Spaho: Mos kini frikë nga debatet

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është mbledhur ditën e sotme me praninë e mazhorancës online dhe të opozitës fizikisht. Kryetari Eduard Shalsi i dha fjalën deputetit të opozitës Arbi Agalliu dhe më pas mori sërish fjalën duke thënë se mbledhjen duhet ta bëjnë online ashtu sic bën e gjithë bota.

11:01
Opozita u largua/ PS logohet online për konstituimin e Komisionit të Medias: Jemi të detyruar të zbatojmë vendimin e Konferencës së Kryetarëve

Përplasja mes opozitës dhe mazhorancës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare vijon në çdo komision. Ditën e sotme, Ndërkohë komisioni i Edukimit dhe i Mjeteve të Informimit Publik nisi pa opozitën dhe u drejtua nga zv.kryetari Petro Koçi. Komisioni u konstituua pa praninë e opozitës, që ishin më parë të pranishëm në sallë.

10:52
E pajisur me maskë anti-covid, Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, udhëheqësja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

10:32
E mbante larg syrit publik, Aurela Hoxha vendos të prezantojë partnerin e saj

Modelja Aurela Hoxha ka ndarë një fotografi në rrjete sociale, ku i ka prezantuar ndjekësit me partnerin e saj.

10:28
“Socialistët mos të rrinë në bare, avionë, apo shopping center”/ Debat te Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, opozitarët shkojnë fizikisht. Nuk u jepet fjala

Deputetët e opozitës, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë marrë pjesë fizikisht në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Por sikurse edhe dje, atyre u është kërkuar që pavarësisht se janë në sallën e Komisionit të logohen në mënyrë që të kenë mundësinë të marrin të drejtën e fjalës.

10:28
“Kukullat e Ramës nuk duan ballafaqim me opozitën”, thirrja e deputetit Gjekmarkaj për Nikollën: Mos u bëj certifikuese e dëshirave…

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur për mediat pasi doli nga Komisioni i Medias, ku pati sërish përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për zhvillimin e mbledhjes online apo fizikisht.

10:10
Mbytet peshkarexha “Sirena Blu” në gjirin e Gramës, shpëtojnë marinarët

Një peshkarexhë është mbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

09:58
Deputetët e PD nuk binden/ Pas debatit të djeshëm, insistojnë sërish të jenë të pranishëm fizikisht në Komisione

Ditën e sotme do të mblidhen sërish disa komisione parlamentare. Deputetët e PD kanë kërkuar pjesëmarrjen fizike në disa komisione duke thënë se do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat në kryesinë e Kuvendit.

09:57
SPAK mësyn në zyrën Arsimore të Dibrës/ Arrestohet punonjësi i Këshillit të Qarkut, mori 1 mln lekë për…

Një rast korrupsioni i evidentuar në Dibër ka çuar në pranga një zyrtar dhe një qyetar. SPAK bën të ditur se Halit Shehu, ka dashur të fillojë punë si mësues pranë Zyrës Arsimore në Dibër.

09:43
Sot ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme në orën 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.  

09:31
Vlorë/ Arrestohen 2 persona, procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Ja pse akuzohen

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë  edhe një shtetas për zjarrvënie në fshatin Karahaxh, Sarandë.

09:27
Policia Bashkiake masa për sigurinë e nxënësve, Veliaj: Jemi pranë jush për t’u kujdesur çdo ditë

Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve.

09:24
Drejtonin mjetet pa lejen përkatëse, arrestohen dy të rinjtë në Bulqizë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.

09:24
Fier/ Arrestohen 3 persona nga policia, akuzat: Kanosje e nënës me thikë, shkatërrim i pronës me zjarr dhe kultivim narkotikësh

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për “Shkatërrim të pronës me zjarr” në Lushnje pasi i kishte dalë zjarri jashë kontrollit duke djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

09:21
E rëndë/ Djali rreh babain, i shkakton dëmtime trupore. Arrestohet nga policia

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar babin e tij.

09:19
Emrat/ Vrasja e policit nga 21-vjeçari, arrestohen dy shokët e të riut: Nuk e dinim që kishte armë

Dy të rinjtë që shoqëronin 21-vjeçarin Aldi Rama kur qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha janë arrestuar nga policia në Lezhë.

09:15
Durrës/ Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim, një prej tyre i dënuar me 6 vite burg për mashtrim (EMRI)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim prej kohësh.

09:04
Përdornin lokalin për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen pronari dhe klienti. Ja si u kapën: Çuan në hotel një grua…

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe përshtatje të ambienteve për ushtrim të këtij aktiviteti.

08:56
U ekzekutua në krye të detyrës nga 21-vjeçari, sot mbahen homazhet për policin tek Pallati i Kongreseve

Ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të mbahen homazhet për Saimir Hoxhën, oficerin e policisë që u ekzekutua një ditë më parë në krye të detyrës.

08:45
Fier/ Grabitet një biznes gjatë natës, ende nuk dihet sasia e parave të vjedhura

Një sasi parash është vjedhur në një biznes në Fier në lagjen “Sheq i vogël”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuar në mëngjes.

08:37
Florida padit administratën Biden mbi politikat e emigracionit

Florida ngriti padi kundër administratës së Presidentit Joe Biden të martën, duke pretenduar se politika e tij e emigracionit është e paligjshme. Guvernatori republikan Ron DeSantis nënshkroi një urdhër që ndalon agjencitë shtetërore të ndihmojnë në zhvendosjen e emigrantëve pa dokumenta të mbërrijnë në shtetin e tij.

08:29
Presidentja e KE-së Von der Leyen viziton sot Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të qëndrojë sot për një vizitë njëditore në Kosovë.

08:18
Navalny përballet me një hetim të ri, mund të dënohet me 10 vjet të tjera burg

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexey Navalny po përballet me një hetim të ri kriminal nga hetuesit rusë që mund të çojë në dënimin e tij me 10 vjet të tjera burg.

08:11
BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm.

08:07
Shifrat sipas Eurostat: 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, që nga 2008-a

Që nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE), sipas statistikave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

07:45
Ndërron jetë në spitalin e Traumës Aldi Rama i cili vrau oficerin e policisë në Lezhë

Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë. Top Channel ka mësuar se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

07:21
Vranësira dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të me diell në të gjithë territorin.

06:58
Studimi i ri/ Njihuni me përfitimet shëndetësore nga tingujt e natyrës

Ndoshta tashmë e dinit se dalja në natyrë për të marrë pak ajër të pastër dhe rreze dielli, është e mirë për trupin tuaj. Por sipas një studimi të kryer kohët e fundit, zhurmat që krijohen natyralisht në natyrë, mund të ofrojë shumë përfitime të tjera shnëdetësore.

06:32
Këto janë 7 bimët më të mira kundër kolitit, këshillat që ju duhen

Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga:

06:16
Zbuloni cilat janë 3 përfitimet shëndetsore të dietës vegane

Historia e veganizmit fillon që nga viti 1944 kur Donald Watson mblodhi një grup prej 25 personash, të cilët më vonë u njohën si “Shoqëria Vegane”. Që atëherë numuri i njerëzve që e mbështesin këtë lëvizje është rritur në të gjithë botën.

05:50
Ujë me ananas, një mrekulli për shëndetin

Trupi i njeriut përbëhet nga 60% ujë, prandaj në mënyrë që të mbështesni të gjitha proceset që ndodhin në trup, ju duhet të konsumoni shumë ujë gjatë ditës. Për ta bërë më të lehtë konsumin e ujit, ju mund të luani me shijen e tij.

05:15
Si të kuptoni që duhet të shkoni tek piskologu/ Simptomat dhe sjelljet e shpjeguara

Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura. E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura. Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.

03:46
Korea e Veriut nuk i ndal provokimet, lëshon një tjetër raketë

Korea e Veriut ka lëshuar 1 raketë me rreze të shkurtër në drejtim bregut lindor të martën, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

03:13
Giacobbe: Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, është pritur sot në një takim nga presidentja Vjosa Osmani me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

02:40
Këto janë gjërat për të cilat nuk duhet t’i kërkoni falje askujt

Kërkoni falje kur gaboni ose kur harroni se është datëlindja e një shoku – është krejt normale, por shumë prej nesh e bëjnë atë shumë më shpesh sesa është e nevojshme. Janë 10 situata të jetës në të cilat nuk duhet të kërkoni falje.

02:20
Studimi i Oksfordit: Duhanpirësit vdesin më shpesh nga Covid-19

Duhanpirësit kanë 60 deri në 80 për qind më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me koronavirus, dhe gjithashtu vdesin më shpesh nga COVID-19, tregojnë të dhënat.

01:59
Nga 1 tetori Japonia lehtëson kushtet e karantinimit për pasagjerët e vaksinuar, njihuni me rregullat e reja

Japonia ka njoftuar se do të lehtësojë kushtet e karantinimit në hyrje të vendit për pasagjerët e vaksinuar kundër Covid-19 që do të hyjnë në vend pas 1 tetorit.

01:40
​Skandali me naftë, BE i kërkon Volkswagenit të kompensojë të gjithë klientët

Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen që të paguajë kompensim për të gjithë blerësit e makinave të kompanisë për shkak të skandalit të emetimit të gazit, jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjitha vendet e BE-së.

01:21
Francë, shkon mbi 116 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Në Francë numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 ka shkuar afro 7 milionë. Sipas Agjencisë së Shëndetit publik gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 1 mijë e 309 raste të reja duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve të shkojë në 6 milionë e 995 mijë e 628.

00:59
“Dardanët” duhet të llogaritin Ibrën, Andersson e fton për ndeshjet e tetorit

Zlatan Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze. Trajneri Janne Andersson i ka dërguar ftesë 39-vjeçarit për ndeshjet kualifikuese të muajit tetor, me Greqinë dhe Kosovës.

00:42
​Zyrtari i CIA-s evakuohet nga Serbia, dyshohet për sulm me “energji të drejtuar”

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) kohët e fundit evakuoi një zyrtar të inteligjencës nga Serbia i cili pësoi lëndime të rënda që janë identike me sulmin neurologjik, i njohur më mirë si “sindroma e Havanës”, pohojnë zyrtarët amerikanë të paidentifikuar.

00:38
Kane drejt largimit, Tottehami gjen pasuesin e tij

Harry Kane ishte shumë pranë largimit nga Tottenhami gjatë verës, pasi Manchester City i Pep Guardiolës kërkonte me ngulm shërbimet e sulmuesit, por në fund transferimi dështoi. Momenti jo i mire, që skuadra londineze po kalon, ka lëkundur akoma dhe më shumë pozitën e sulmuesit Kane, duke komplikuar marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit, sidomos me presidentin Levy.

00:17
Djarmati prezanton një trajner anglez për Vllazninë U21

Vllaznia vijon të investojë për të rritur ndjeshëm nivelin organizativ dhe pasi ndërtoi një skuadër konkurruese në Superiore, po vlerëson maksimalisht edhe kampionatin U21.

E martë, 28 Shtator 2021
23:56
Arrihet marrëveshja, Italia sfidon Argjentinën në qershor të vitit tjetër

Ideja e hedhur nga CONMEBOL për një ndeshje mes Argjentinës kampione të Amerikës Latine dhe Italisë kampione të Europës, duket se është mirëpritur edhe nga UEFA, që ka pranuar zhvillimin e një përballjeje të tillë.

23:44
Champions League/ Atletiko Madrid përmbys Milanin në 10 minutat e fundit

Startuan ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Uefa Champions League.

23:35
Surpriza në Champions League/ Sheriff Tiraspol mposht Realin në Bernabeu

Startuan ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Uefa Champions League.

23:23
Champions League/ Messi feston golin e parë, PSG mposht 2-0 Manchester Cityn

Lionel Messi feston golin e parë me fanellën e PSG-së dhe e bën këtë duke vulosur fitoren 2-0 ndaj Manchester City-t që drejtohet nga miku i tij Pep Guardiola.

23:01
Profesori i kriminologjisë, Karamuço paralajmëron ngritjen e Byrosë Kombëtare të Drogës

Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Drogës në vendin tonë, në emisionin Open në Top Channel.

22:56
Jorginho: Topi i Artë një ëndërr, por dua edhe dy trofe për këtë vit

Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën Europiane me Chelsea-n, dhe Kampionatin Europian me Italinë, mesfushori Jorginho ka përfunduar në krye të listës së pretendentëve për Topin e Artë 2021.

22:51
Tensionet në veri/ Nesër pritet takimi Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se të mërkurën në Bruksel pritet të mbahet një takim i shefave të grupeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, për të diskutuar rrugëdaljen nga situata e krijuar pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit për targat e makinave me Serbinë.

22:42
Liderët ushtarakë të SHBA-së pranojnë se kanë mbivlerësuar ushtrinë e Afganistanit

Zyrtarë të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, i kanë thënë Kongresit se kanë mbivlerësuar fuqinë e ushtrisë së Afganistanit dhe kanë besuar se SHBA-ja duhet të mbajë të paktën disa mijëra trupa në këtë shtet, për të parandaluar marrjen e shpejtë të pushtetit nga militantët talebanë.

22:33
Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se këtë javë do t’i japë fund gjendjes së jashtëzakonshme, për të ndihmuar në rimëkëmbje ekonomike.

22:27
Eksperti i sigurisë në Open: Kemi polici të frustruar, bëhen gabime trashanike

Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi në një lidhje live në Open tha se vendi ynë ka një polici të frustruar.

22:26
Pamje të rënda që s’mund të publikohen/ Arma që i mori jetën oficerit Saimir Hoxha

Gazetarët kanë publikuar në “Open” foton e armës, me të cilën dyshohet se 21-vjeçari Aldi Rama vrau oficerin e krimeve në Lezhë dhe më pas qëlloi dhe veten.

22:22
Anila Hoxha në Open: Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

Gazetarja e Top Channel ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Open se edhe fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis në vendin tonë, apo fëmijë të drejtuesve të lartë shtetërorë.

22:13
Shakhtari “mace e zezë” për Interin, Ajaxi mposht pa problem Besiktasin

Shkakhtar Donetsk shndërrohet në një “mace të zezë” për Interin, që për të tretën ndeshje radhazi nuk ia del të shënojë ndaj ukrainasve.

22:05
Pogradec/ Ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare, familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar

Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.

22:04
Gazetari në Open: Në 8 muaj janë ekzekutuar 2 policë në Lezhë/ Vrasësi i Xhuljano Prelës në arrati

Gazetari Elton Qyno ka thënë mbrëmjen e sotme në Open se në vetëm 8 muaj janë vrarë 2 policie në qarkun e Lezhës.

22:00
“U gjendëm mes krismave, derisa FSHN urdhëroi të largoheshim”/ Gazetari tregon momentin kur u gjet vrasësi i oficerit në Lezhë

21-vjeçari Aldi Rama që dyshohet se vrau oficerin e krimeve në Lezhë u gjet disa orë pas ngjarjes, i plagosur në zonën e Kune Vainit.

21:32
Dreri me pamjen e rrallë bredh rrugëve të Britanisë, policia e qëllon për vdekje (Foto)

Një dre i rrallë i bardhë u qëllua për vdekje nga policia pasi u pa teksa vraponte nëpër rrugët e një qyteti, në Britani.

21:32
Gazetari: Aldi Rama u gjet nga sinjali i telefonit, nuk u është përgjigjur asnjë telefonate prej 5 orësh

Gazetari Elton Qyno ka treguar se vendodhja e Aldi Ramës është gjetur nga sinjali i telefonit.

21:19
‘Unë nuk jam për kontroll’/ Anila Hoxha zbërthen ngjarjen, si Aldi Rama vrau efektivin Saimir Hoxha

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në Open të gjithë skenën e vrasjes së oficerit Saimir hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili po lufton për jetën në spitalin e Traumës.

21:14
Aldi Rama në luftë mes jetës dhe vdekjes/ Asnjë familjar i tij në spitalin e Traumës

Aldi Rama, vrasësi i nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxha  është në luftë mes jetës dhe vdekjes në këto momente ndërsa po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës.

21:08
Aktorë e mbretërorë bashkohen me Daniel Craig e Kate Middleton në paradën e shkëlqimit të premierës së James Bond në Londër (fotogaleri)

Protagonisti i 007, Daniel Craig dukej sonte i sofistikuar por disi pazakontë me xhaketën rozë të kamoshit, teksa udhëhiqte pasarelën e mbushur me yje për premierën e filmit të tij të fundit “James Bond: No Time To Die” në sallën Royal Albert Hall në Londër, bashkë me anetare te familjes mbretërore si Duka e Dukesha e Cambridge.

21:07
Kosova, gati për dozën përforcuese të Covid 19

Vendimi për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër sëmundjes Covid 19 në Kosovë do të merret në kohën e duhur dhe bazuar në situatën epidemiologjike, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

20:38
Borizanë-Krujë/ Dy vjet nga prishja e shkollës nga tërmeti, nxënësit enden rrugëve

477 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Haxhi Qira” në fshatin Borizane të qytetit të Krujës, që pas tërmetit të nëntorit 2019 kanë mbetur pa një ambjent studimi, pasi shkolla që ata kishin po ndërtohet nga fillimi. Këta nxënës të ndarë me dy turne duhet t’i drejtohen një shkolle tjetër më të afërt që është ajo e Thumanës.

20:37
Kosovë/ 1,500 euro për familjet që kanë humbur familjarët nga COVID

Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati ka nënshkruar sot vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike , Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

20:36
Java e katërt nis me derbin e kryeqytetit, ndeshjet të ndara në tri ditë

Java e tretë e Superiores rezultoi një befasi, pasi të 5 ndeshjet përfunduan në barazim, teksa renditja është bërë mjaft e ngjeshur dhe deri tani vështirë se mund të bësh ndonjë parashikim për ecurinë e skuadrave.

20:33
Edhe Kroacia kërkon certifikatë vaksinimi për punonjësit shëndetësorë

Kroacia do t’u kërkojë të gjithë punëtorëve të sektorit shëndetësor që të vaksinohen apo të kenë test negativ për koronavirus, duke nisur nga java e ardhshme.

20:12
“Saimir Hoxha do shpallet Dëshmor i Atdheut”/ Çuçi: Kushdo që guxon të ngrejë dorë mbi policinë do të …

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha.

20:08
Tragjedia kurde në një film! Shfaqet sot në Tiranë në festivalin e filmit TIFF

Rojin është një vajzë e re kurde-irakiane që do të marrë provimin pranues në universitet.

20:07
Erion Veliaj, dado për një ditë

Në ekranin e Top Channel këtë të dielë do të nisë transmetimin “ Vip Dado”.

20:05
OBSH kërkon ndjesë për abuzimet sistematike seksuale të punonjësve në R.D. Kongo (fotot)

Kreu i OBSH, Tedros Gebreisus ka kërkuar sot ndjesë dhe është zotuar të ndëshkojë përgjegjësit e skandalit të gjere të abuzimeve seksuale të stafit të OBSH, te dërguar në republiken Demokratike të Kongos për të luftuar epideminë e Ebolas.

20:01
23 viktima nga COVID në Maqedoninë e Veriut/ 467 raste të reja në 24 orë

Maqedonia e Veriut ka shënuar shifër rekord të vdekurish nga COVID në 24 orët e fundit.

19:57
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë/ Rreth 100 vëzhgues nga BE

Rreth 100 vëzhgues nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian do t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

19:52
Ftesë në 5/ 8 milionë lekë bakshish për një kamarier gjatë sezonit veror?! Shifrat që “shokuan” studion

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.

19:50
Itali e Greqi, çmimi i energjisë dyfish/ E gjithë Europa është në krizë për burimet e energjisë

Rritja e çmimit të gazit natyror po shkakton një krizë të re në Europë.

19:49
Gjyq nga e para për Saimir Tahirin/ Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK

SPAK humbi në tentativën për ta bindur Gjykatën e Lartë se ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri duhet të gjykohet serish nga fillimi në shkallën e parë mbi akuzat e trafikut të narkotikëve dhe të grupit kriminal.

19:46
Erion Veliaj, dado për një ditë

Në ekranin e Top Channel këtë të dielë do të nisë transmetimin “ Vip Dado”.

19:46
Në punë për 500 lekë në ditë! 12% e të punësuarve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë

Me 5 mijë lekë të vjetra çfarë mund të blihet?!

19:36
Snajperë dhe helikopterë, momentet e aksionit të policisë për kapjen e vrasësit të oficerit

Pas 6 orëve aksion në ajër dhe tokë, është bërë e mundur kapja e autorit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha.

19:34
Vritet polici në aksion antihashash/ Autori 21-vjeçar qëllon veten pas rrethimit nga policia në Ishull-Lezhë

Top Channel ka zbardhur dinamikën e vrasjes së policit në krye të detyrës.

19:19
“U zhgërryve me Argjendin”/ Bruno e tepron me komentin, Mikela ulëret në mes të studios

Në takimin e tij me Alvisën, Bruno ka hedhur kunja për Mikelën. Ai tha se ajo është zhgërryer me Argjendin.

19:13
Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i njohur Kristaq Ngjela

Është ndarë nga jeta jeta ish-gjyqtari i njohur Kristaq Ngjela .

19:03
“Kujdes nga energjitë negative”/ Dhurata e çuditshme e Brunos për Alvisën

Bruno i ka dhuruar disa kristale për të larguar energjitë e këqija Alvisës pas debatit në studio.

19:03
Miratohet lista me përfituesit e bonusit të qirasë në Tiranë (Emrat)

41 familje të kryeqytetit do të mund të mund të marrin një bonus për përballimin e qirasë së shtëpive.

19:02
Shpërthimi vrasës në Suedi/ Sulm i mundshëm me bombë ndaj policit që dëshmoi kundër bandave (fotot)

Të paktën 25 njerëz janë plagosur sot nga një sulm i dyshuar me bombë në një ndërtesë apartamentesh në Suedi.

18:54
Balla shpreh ngushëllimet për humbjen e oficerit të Policisë në Lezhë: Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetje dhe besim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në krye të detyrës të oficerit të Policisë së Shtetit Saimir Hoxha gjatë ditës së sotme.

18:50
Dëmtim i rëndë i ligamentit, Granit Xhaka mbetet jashtë fushës për një periudhë të gjatë

Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjet e radhës për Arsenalin, për shkak të dëmtimit fizik.

18:45
15 humbje jete në 24 orë/ 594 raste të reja, 10436 të infektuar aktivë në vend

Dita e sotme ka shënuar shifër rekord të të vdekurve nga COVID në vendin tonë, 15 viktima.

18:39
“Doje të kapje në vende të tjera…”/Provokimet në takimin Bruno-Alvisa nxisin debat në studio

Provokimet në takimin mes Brunos dhe Alvisës kanë nxitur debat në studio mes Mikelës dhe Adës.

18:34
Zogu më vrasës në botë është rritur nga njerëzit 18,000 vjet më parë (fotot)

Prova të reja sugjerojnë se zogu australian kushëri me strucin ‘kasouari’, i njohur si një nga zogjtë më të rrezikshëm të botës, është rritur nga komunitete njerëzore gjuetarësh mijëra vjet më parë.

18:33
Fustan i zi nusërie? Nga Marilyn Monroe dhe të famshme të tjera që shkëlqyen me veshjet “e çuditshme” në dasmat e tyre

Një nuse e veshur me fustanin e bardhë madhështor e ndoshta me kurorë plot gurë në kokë, është imazhi i parë që na vjen në mendje kur flitet për nuset.

18:27
Avioni me familjen nga Zvicra del nga pista në Rinas, nuk iu hapën rrotat. Rinisin fluturimet pas 1 orë e 45 minuta

Një avion i vogël ku udhëtonte një familje nga Zvicra ka dalë nga pista në Aeroportin e Rinasit.

18:18
Ursula von der Leyen kërkon shtensionimin e situatës në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropia, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të martën në Shkup, ka theksuar brengën e saj për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri të Kosovës.