Drejtonin mjetet pa lejen përkatëse, arrestohen dy të rinjtë në Bulqizë

29/09/2021 09:24
Foto ilustruese

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.

“Nga specialistët e Seksionit  të   Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Dibër, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.D., 20 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, pasi  duke drejtuar  automjetin  tip “Mercedez Benz”,   pa u pajisur me leje drejtimi  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

K.SH., 18 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shëbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel