Fier/ Arrestohen 3 persona nga policia, akuzat: Kanosje e nënës me thikë, shkatërrim i pronës me zjarr dhe kultivim narkotikësh

29/09/2021 09:24

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për “Shkatërrim të pronës me zjarr” në Lushnje pasi i kishte dalë zjarri jashë kontrollit duke djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. B., banues në Lushnjë, pasi në kodrat e lagjes “Kadri Qystri”, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari”, njofton policia.

Një tjetër, i identifikuar me inicialet N.Sh., ., 39 vjeç, banues në Roskovec u arrestua sepse ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 08.04.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një shtetasi i cili është arrestuar më parë nga ana jonë. Për arsye hetimi nuk jepen më shumë të dhëna pasi vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Ndërsa një 20-vjecar, i identifikuar me inicialet M.V., banues në Lushnjë, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel