Durrës/ Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim, një prej tyre i dënuar me 6 vite burg për mashtrim (EMRI)

29/09/2021 09:15

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim prej kohësh.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se të arrestuarit janë Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”;

Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi N. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel