18:33
Maratona e Tiranës, Bashkia marrëveshje me Ambasadën e Greqisë, Veliaj: “Ju presim në 17 Tetor, suksesi i bashkëorganizimit të ngjarjeve sportive do vijojë 3 vitet e ardhshme”
Kur na ndajnë edhe 10 ditë nga Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv i vitit, Bashkia e Tiranës firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Ambasadën e Greqisë për bashkëorganizmin e edicioneve për 3 vitet e ardhshme, jo vetëm të Maratonës së Tiranës, por edhe të aktivitetit tjetër të suksesshëm sportiv, që çeli siparin verën e kaluar, Tiranathlon.