Fatmirësisht asnjë viktimë nuk është shënuar nga virusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 2.347 testimeve 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive është 1.676, ku numrin më të lartë të infektimeve e mban Prishtina, përkatësisht me 297 raste.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 155.671

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës, prej tyre 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel