Homazhe për Kosta Grillon/ Gazetari dhe komentatori sportiv humbi jetën për shkak të covid

07/10/2021 15:42

Paraditen e sotme ju dha lamtumira e fundit gazetarit dhe komentatorit sportiv Kosta Grillo i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në një nga spitalet e Turqisë ku qëndroi për gati dy muaj për t’u përballur me virusin Covid 19, por nuk ja doli.

Kolegët e tij të televizioneve të ndryshme e kujtojnë Kostën më tepër si mik se sa thjesht si koleg me të cilin ndan një pjesë të rrugës së karrierës së tyre.

Top Channel