12 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 533 qytetarë.

Ministria thekson se 7.959 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 12 qytetarë:

6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.     

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki:

221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë: 3956 testime, 533 qytetarë të infektuar, 12 humbje jete dhe 696 të shëruar në 24 orët e fundit

Raste të reja ditore        533

Të shëruar në 24 orë      696

Të shtruar në spitale       167

Humbje jete në 24 orë     12

Testime ditore                 3956

Testime totale              1,228,064

Raste pozitive                173,723

Raste të shëruara           163,018

Raste Aktive                     7959

Humbje jete                     2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3443

Durrës             910

Fier                  736

Shkodër          614

Vlorë               472

Elbasan           430

Berat               292

Lezhë              288

Gjirokastër      242

Kukës              208

Korçë              167

Dibër               157

 

Top Channel