Nuk ka mësues ndihmës! Prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe dorëzojnë peticionin

07/10/2021 12:52

Nxënësit me aftësi ndryshe po përjashtohen nga e drejta e arsimimit cilësor, pasi në shkolla ka mungesë të mësuesve ndihmës.

Prindërit e revoltuar dorëzuan pranë Ministrisë së arsimit peticionin ku kërkonin punësimin e mësuesve mbështetës me arsim special sa më parë në të gjithë institucionet arsimore publike. Megjithatë disa nëna kanë gjetur zgjidhje që fëmijët të mos braktisin mësimin. Valbona Haliti qëndron vetë në bankë me të birin Silvin ne vend të mësueses ndihmëse.

Ndërsa Sonila Meçe është ndjerë e detyruar që të punësojë prej 6 vitesh mësuese ndihmëse për djalin  në shkollën “Kongresi i Lushnjës”.

Nuk mund t’i bëhet barrë fëmijëve të tjerë për të prishur mësimin. Si dhe ka nevojë për shpjegim të specializuar. E paguaj me lekët e mia…”, thotë ajo.

Top Channel