Komedia “Budallenjtë” mbledh dashamirësit e teatrit në Vlorë, ja mesazhi që jepet përmes shfaqjes

07/10/2021 16:44

Dashamirësit e teatrit në Vlorë ndoqën komedinë “Budallenjtë”, të dramaturgut Neil Simon.

Bëhet fjalë për një përrallë alegorike që para se të jetë e tillë, është një qëndrim therës ndaj raporteve të pushtetit në tërësinë e vet, e para së gjithash të metodave djallëzore për nënshtrimin e mendjeve të shtetasve të vet.

Ndër të tjera përfshin ushtrimin e pushtetit nëpërmjet propagandës dhe mediave, pa të cilat pushteti i tyre në ditët e sotme do të dukej i zhveshur.

“Mallkimi është frikë, ndjenjë nënshtrimi e shkaktuar nga pushtet tiranik”, është pikërisht ky mesazhi që japin me anë të kësaj shfaqjeje, e servirur me një humor situatash e batutash, nëpërmjet interpretimit brilant të aktorëve, në krijim karakteresh duke shkaktuar të qeshura pafund.

Top Channel