Xi Jingping paralajmëron:”Ditë të errëta për Tajvanin”, acarohen tensionet SHBA-Kinë!

07/10/2021 12:52

Presidenti kinez, Xi Jingping paralajmëron “një situatë të zymtë për Tajvanin”, teksa Kina e ka shtuar ndjeshëm presionin mbi ishullin që e konsideron pjesë të saj, pavarësisht këmbënguljes së tij se është një vend i pavarur.

Javën e kaluar, Pekini dërgoi plot 150 avionë ushtarakë në zonën tajvaneze të mbrojtjes ajrore, cka shënon një përshkallëzim masiv të trysnisë së tij mbi Tajvanin, e cila ka ardhur në rritje prej dy vitesh tashmë. The Guardian thotë se po shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se Kina mund të jetë vërtet duket përgatitur një pushtim.

Autoritetet tajvaneze e pranojnë se tensionet me Kinën janë më të ashprat në 40 vitet e fundit, e po kështu janë acaruar se tepërmi dhe marrëdhëniet e Pekinit me Ëashingtonin. Edhe pse presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të zbuste së fundi përshkallëzimin e situatës e tha se ka biseduar me Xi Jingpin për zbatimin e një marrëveshjeje për Tajvanin, ekspertët paralajmëron se mbetet shumë i lartë rreziku i asaj që ata e quajnë “një shkrepje e gabuar”, e sipas tyre, në këto kushte, mund të mjaftojë edhe një shkëndijë sado e vogël për të ndezur zjarrin e luftës.

Top Channel