“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një supermarketi dhe ka vjedhur kasën me një shumë parash.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një supermarket në lagjen “Bashkimi”. Pas njoftimit për vjedhjen, Policia organizoi operacionin e koduar “Reagimi”, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Sipas Policisë, kasa e vjedhur u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Njoftimi:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për kapjen e autorit të një vjedhjeje me thyerje.
Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe vodhi kasën me një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë natës, në një supermarket në lagjen “Bashkimi”, ishte thyer xhami i derës dhe ishte vjedhur kasa me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe provave të siguruara gjatë hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasën që ky shtetas vodhi në supermarket.
Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel