“Ardi Veliu i mbushi orët e punës”/ Spahiu: U detyruan të ndryshojnë kreun e policisë sepse…

07/10/2021 21:24

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar Ardi Veliun si “funksionar që i mbushi orët e punës”, duke shtuar se nuk e cilëson dot nëse dha dorëheqjen apo e shkarkuan. Ndonëse kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Ardi Veliut, nisën spekulimet se ishte shkarkuar.

Në emisionin “Open”, Spahiu tha se nuk kishte cfarë të bënte më shumë se aq dhe qeveria vendosi ndryshimin e drejtimit të policisë pasi la Bledi Çuçin në krye të Ministrisë së Brendshme.

Spahiu: Po të kemi parasysh si funksionon administrate, lum ai që e kupton kur duhet të largohet. Ajo çfarë do të thoja është që Veliu është një funksionar që i mbushi orët e punës, nuk kishte çfarë të jepte më shumë. Nuk e di nëse një drejtues mund të bënte më shumë se kaq. Ishin orët e fundit. Nuk e di nëse ishte dorëheqje apo shkarkim.

Po të bëjmë bilancin e qeverisjes së parë dhe të dytë të Ramës, do të thoja që ajo çka mbetet përsëri problem në Shqipëri, është e pamundur të themi që kemi suksese në rendin publik apo në luftën kundër krimit. Duke mos ndryshuar titullarin e ministrisë, kanë qenë të detyruar të ndryshojnë të policisë.

Top Channel