Gruaja ‘gay’ diagnostikohet si ‘homoseksuale’ nga spitali spanjoll/ Grupet LGBT kërkojnë penalizim

07/10/2021 18:22

Komunitetet LGBT kanë shprehur ankesa të ashpra ndaj qeverisë lokale në qytetin spanjoll Murcia, pasi një vajze të re iu dha raporti mjekësor ku mes të tjerave shkruhej: “Sëmundja aktuale: homoseksualitet”.

Një familje dhe një komunitet  LGBT në juglindje të Spanjës po kërkojnë përgjigje dhe kërkesë ndjese kur vajzës 19-vjecare ‘gay’ që shkoi për vizitë të gjinekologia për disa çrregullime menstruale, iu përshkrua si diagnozë “homoseksualiteti”.

E reja kishte shkuar në takimin në spitalin Reina Sofía në Murcia dhe pas ekzaminimit iu dha një letër ku përfshihej edhe fjalia: “Sëmundja aktuale: homoseksuale.”

Nëna e vajzës tha për rrjetin vendas elDiario.es se gjinekologia kishte kërkuar asaj se cili ishte orientimi seksual, dhe megjithë habinë e vajzës, doktoresha tha se kjo kishte të bënte me çrregullimet që pacientja ndjente.

“Në fillim mendova se ishte zbavitëse, por jo, ketu nuk ka asgjë të tillë,” thotë pacientja.

Kështu që nënë e bijë e sollën çështjen në komunitetin e tyre homoseksual e LGBT, Galactyco, të cilët kanë depozituar një ankesë formale me zyrtarët lokalë në Murcia dhe me autoritetet rajonale shëndetësore.

Mes të tjerave në deklaratën e Galactyco thuhej: “Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore që prej vitit 1990, por akoma pas 31 vjetësh, disa profesionistë të mjekësisë në Murcia e përshkruajnë orientimin seksual si një ‘sëmundje’”.

Komuniteti ‘gay’ tha se kërkonte një shpjegim ose një kërkesë ndjese, duke shtuar se autoritetet ksihin injoruar të drejtat e ligjshme të pacientes.

“Shoqata jonë ka marrë shumë raportime për trajtime të ngjashme degraduese prej orientimit gjinor apo seksual”, thuhej në deklaratë.

Shërbimet rajonale shëndetësore nuk pranuan të komentonin, por një zëdhënës tha për rrjetin vendas  elDiario.es se ishin në dijeni të incidnetit dhe se  “të gjitha masat do të merren për të përcaktuar faktet dhe veprimet vijuese”.

FOTO GALERI
1/3
Komunitetet LGBT kanë shprehur ankesa të ashpra ndaj qeverisë lokale në qytetin spanjoll Murcia

Top Channel