Pamjet shokuese të të droguarve afganë, të rreshtuar drejt qendrave të rehabilitimit nga talibanët (fotot)

07/10/2021 17:03

Pamje shikuese sot nga Afganistani të të droguarve kokë-rruar që rreshtoheshin nga zyrtarët talibanë me drejt qendrave të reja të rehabilitimit.

Këto pamje tregojnë disa episode nga një qendër rehabilitimi në Avicenna, në Kabul, ku dhjetra persona që vuajnë nga varësia me drogërat, shfaqen të qethur tullacë dhe që vihen në rresht nga disa zyrtarë talebanë për t’u nisur drejt qendrave të reja të rehabilitimit.

Ato transmetojnë skena ku shihen qartë se si vuajnë personat që janë të varur nga heroina e metamfetamina, një plagë e cila ka detyruar talebanët të zotohen për të reduktuar masivisht numrat e personave të droguar, që prej ardhjes së tyre në pushtet.

Raportimet nga mediat flasin për disa operacione të policisë talebane, të cilat janë zhvilluar gjatë orëve të natës për të kapur sa më shumë persona të droguar dhe të pastrehë, të cilët pasi kapen dhe grumbullohen, dërgohen me forcë drejt qendrave të rehabilitimit.

Mësohet se gjatë fundjavës policia afgane bastisi një vend ku strehoheshin shumë të droguar në zonën e Guzargah.

Po ashtu, bëhet me dije se 150 persona ishin kapur dhe dërguar në disa komisariate policie, ndërsa sendet e tyre personale ishin djegur të gjitha.

Personat e paushqyer dhe që ishin në gjëndje të rëndë shëndetësore u vendosën në rresht për t’u nisur drejt një qendre rehabilitimi, e cila më parë ka shërbyer si një bazë amerikane.

Atje, të sapoardhurit pasi zhvisheshin, futeshin për të bërë banjë dhe qetheshin tullacë.

Këtu nis edhe programi prej 45 ditësh i trajtimit të tyre”, deklaron kryepsikiatri i spitalit, Dr.Ëahedullah Koshan.

Ata më pas detyrohen të heqin dorë nga varësia ndaj drogërave me një ndihmë të vogël mjekësore, e cila shërben më tepër për zvogëlimin e dhimbjeve apo shqetësimeve të tjera.

Sipas mjekëve të spitalit këta pacientë vuajnë nga disa sëmundje mendore.

Megjithatë, format e trajtimit të tyre paraqiten shumë të ashpëra, ku shumë pacientë detyrohen të ulen në disa stola dhe në disa raste edhe goditen me kamxhik.

Këto metoda, edhe pse tepër të ashpëra, janë mirëpritur nga disa mjekë, të cilët e kanë parë si një zgjidhje për të mos dalë kundër ligjeve dhe rregullave të miratuar nga qeveria talebane.

Nuk ka demokraci për ta, kjo është një diktaturë. Përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të trajtuar këtë persona”, tha Dr. Fazalrabi Mayar, i cili punon në pavionin e trajtimit.

Fatkeqësisht, shumica e familjeve të tyre, nuk janë në dijeni të vendodhjes së tyre.

Në dhomën e pritjes së spitalit shihen disa familjarë dhe prindër që kërkojnë njerëzit e tyre, veçanërisht pas aksioneve masive të policisë afgane.

Pas ardhjes në pushtet të talebanëve, Ministria e Shëndetësisë nxori urdhrin për të vënë nën kontroll krizën e varësisë nga drogërat në vend.

Afganistani është një nga vendet kryesore të opiumit dhe nga ku prodhohet shumica e heroinës që shpërndahet në botë.

Kohët e fundit, vendi ka rezultuar edhe si një nga prodhuesit kryesorë të metamfetaminës. Besohet se të dyja këto lloj drogërash kanë krijuar një krizë të madhe sociale në vend.

FOTO GALERI
1/7
Pamjet vinin nga spitali i rehabilitimit Avicenna në Kabul ku shihen vuajtjet e të varurve nga heroina e metamfetaminat

Top Channel