Pamjet e aksidentit me 3 të plagosur në Pogradec/ Makina doli nga rruga dhe u kthye përmbys, një pasagjere në gjendje të rëndë

07/10/2021 17:47

Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit të sotëm në Pogradec, ku një 45-vjeçar humbi kontrollin e mjetit tip “Ford” dhe doli nga rruga.

Aty duket se si makina ka rënë nga një lartësi dhe është kthyer përmbys. Për pasojë, shoferi i identifikuar si Kastriot Guçe, së bashku me dy pasagjerët Xhanina dhe Mariglen Hoxha janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se Xhanina është në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45 në afërsi të fshatit Vërçun.

“Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Ende është e paqartë se si ndodhi aksidenti i rëndë ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel