Ushqimi duket se do të jetë një temë delikate për banorët e shtëpisë.

Pasi është bërë lista e ushqimeve të nevojshme për ditët në vazhdim, Fifi ka mbetur e pakënaqur me këtë listë. Ajo thotë se asnjë nga banorët nuk e ka pyetur për çfarë ka nevojë dhe gjithë lista është bërë pa atë.

Ndërkohë që është duke kryer provën e javës me Granitin, ajo i thotë Kledit se mënyra si e bënë listën pa marrë parasysh kërkesat e saj është e padrejtë dhe këtë gjë do e diskutojë me ata që bënë listën gati.

Top Channel