Basha: Ulni taksat. Qeveria kundër debat në Kuvend. Rama: Në kohën e PD, nafta ishte më shtrenjtë

07/10/2021 15:08

Rritja e çmimeve dhe kriza energjitike shërbyen për të ngritur një mori shqetësimesh në parlament nga opozita.

Kryetari PD Basha, shpalosi atë që e quajti një paketë masash emergjente për të lehtësuar familjet.

Kërkesës së Bashës për heqje TVSH-sh, iu përgjigj zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj duke sjellë shembullit e dështimit me heqjen e TVSH tek imputet bujqësore.

Si përgjigje Basha zgjodhi krahasimin me një personazh subjekt i drejtësisë shqiptare..

Debatin me Bashën e vazhdoi kryeministri Edi Rama duke dhënë disa shifra krahasuese, çmimesh nga koha kur qeverisnin demokratët.

Top Channel