Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Kompania Pfizer tha të enjten (7 shtator) se ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës kundër COVID-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.
Kërkesa i është parashtruar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara.
Vala e fundit e koronavirusit e shkaktuar nga varianti shumë ngjitës Delta ka prekur në masë të madhe fëmijët. Vaksinimi i këtyre grupmoshave është thelbësor për të mbajtur shkollat e hapura dhe për të kontribuar në përfundimin e pandemisë.
“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.
Agjencia e Barnave e SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor do të paraqesë mendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe.
Vaksinës së kompanive Pfizer-BioNTech i është dhënë miratimi i plotë i FDA-së për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në muajin maj, FDA-ja autorizoi përdorimin e saj urgjent tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç./ REL
Top Channel