E mbërritur në Tiranë për shkëmbimin e përvojave mbi drejtësinë e tre vendeve, ministrja Albulena Haxhiu njoftoi se Kosova po behet gati për ngritjen e agjencisë mbi pasuritë e pajustifikuara te politikaneve dhe per kete ftoi edhe autoritetet shqiptare te ndjekin te njëjtat gjurme.

Megjithatë Kosova po behet gati te kopjoje procesin e vettingut te nisur ne Shqipëri prej pese vitesh, pavarësisht se ministrja e drejtësisë, HAxhiu thote gjate intervistës per TCH se nuk duhet te përsëritet ajo qe ndodhi ne vendin tone, mbyllja e gjykatave.

Për te plotësuar vakancat ne gjyqësor dhe prokurori parashikohet se nevojitet kohe deri ne 2014.

Ekuacioni qe pritet te zgjidhe Shqipëria tanimë qe janë larguar gati 60 perqind ose me shkarkim ose me dorëheqje pritet te zgjidhet vetëm përmes shkollës se magjistraturës qe do te trefishoje kapacitetet. Ulsi Manja e parashikoi këtë gjë.

Top Channel