Vuçiç “tallet” me Europën: Në samitin e BE-së, lavdëron lidhjet me Rusinë!

07/10/2021 16:13

Në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, Aleksandar Vuçiç  lavdëroi me të madhe lidhjet e tij me Kremlinit që sipas presidentit serb, e mbrojti vendin e tij nga kriza e energjisë shkruan The Guardian.

Pohime të tilla, vazhdon e përditëshmja e njohur britanike, ushqyen sërish frikën se Kina dhe Rusia mund të përfitojnë nga ngecja e procesit të zgjerimit të bllokut europian. Vuçiç i tha gazetarëve se kishte “pasur të drejtë që ruajti marrëdhënie të ngushta me Pekinin dhe Moskën pavarësisht shqetësimeve të Brukselit, ndërsa e përshkroi Vladimir Putinin si “kingmaker” në fushën e energjisë.

Lideri serb shtoi se vendimi i tij për të injoruar kundërshtinë e SHBA-së dhe të tjerëve për lidhjet e gazit me Rusinë, tani po jep fryte. “Qytetarët e Serbisë janë racionalë, ata duan të jenë pjesë e botes, pjese e bllokut europian por nuk duan t`i prishin marrëdhëniet me Rusinë e Kinën, dhe kjo tani u dëshmua si gjëja më e drejtë per t’u bërë”, tha ai.

Nëse do t`i ishim dorëzuar presionit të vendeve të tjera që i kundërviheshin ndërtimit të një gazsjellësi rus, tani do të kishim probleme këtë dimër dhe nga Beregovo, nuk do të vinte më shume gaz për Serbinë”, shtoi Vuçiç.

Top Channel