Me vajzën e saj dhe fëmijët e Mark Frrokut, Rudina Dembacaj publikon fotografitë nga ceremonia e martesës

07/10/2021 18:04

Rudina Dembacaj ka bërë publike fotografitë nga martesa me Mark Frrokun. Rëndësi të madhe i ka dhënë falenderimeve për fustanin që e kishte të njëjtë me të bijën dhe detaji i rëndësishëm ishte brezi i xhubletës.

Rudina dhe Viki, e cila e shoqëroi në altar, ishin veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata e me një brez të zi rreth belit. Ndërsa në disa fotografi të tjera, ku pozon edhe me fëmijët e Markut thotë se i mungon Mara, e cila mesa duket nuk ishte e pranishme në dasëm.

Kujtojmë se Rudina dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me datë 1 Tetor. Dasma e tyre me të ftuar VIP tërhoqi të gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel