U sulmua me vezë në Nju York, reagon Rama: Flamurin shqiptar e kam ngritur më shumë se kurrë para botës, pulat histerike që çarten rrugëve ta mbajnë vath në vesh se…
Deputeti Sajmir Korreshi tërhoqi vëmendjen në seancën maratonë të 16 shtatorit në kuvend, kur foli për kushtet në spitalin e Lushnjës, ku “të del miu, s’di nga të vesh”.
Në seancën e sotme, deputeti u ndal sërish te disa nga problematikat më të mëdha të qytetit që përfaqëson, Lushnjës.
“Kush është infektuar me Covid, e ka parë sa e vështirë është të bësh qoftë një vizitë. Të sorollasin 4 javë, për të bërë një skaner. Për 4 katër javë virusi vete vjen dy here! Në Lushnjë, por jam i sigurt se e njëjta situatë është kudo, për të bërë një vaksinë duhet të kesh mik. Duhet të fusësh edhe politikanë për të marrë vaksinën e Pfizer”.
Sipas tij, po bëhet korrupsion me tenderin e urgjencës së qytetit:
“Mjekët kanë bërë një punë shumë të mirë, ndërsa drejtuesit merren me tenderin e urgjencës. Ju kërkoj të harxhoni vetëm kohën që harxhoni në parukeri të vini te spitali në Lushnjë. Spitali i Lushnjës sot bën vetëm synetlliqe dhe heqje apandesiti. E keni lënë në derexhe të fundit spitalin”.
Ai i rikthehet sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”. Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas ii kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.
Top Channel