Merkel: “Datën e bllokova unë”! Për Kosovën- hapa të vegjël në drejtimin e duhur!

07/10/2021 16:27

Kancelarja gjermane Angela Merkel e deklaroi dhe vetë se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranimin e tyre në Bashkim.”Unë nuk e përkraha caktimin e date për pranimin e tyre në BE”, u shpreh kancelarja.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se ishte ajo që s’mbështeti dhënien e një date të caktuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me pranimin e tyre në BE.

Unë nuk e përkraha caktimin e një date për pranimin e tyre në BE”, deklaroi Merkel.

Ajo tha se nuk beson në data, por në premtime të mira. Sipas saj, kur kushtet të plotësohen, anëtarësimi mund të ndodhë.

Nga ana tjetër, Merkel bëri të qartë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është diçka e lehtë, edhe pse palët kanë përparuar, por ende mbetet diçka modeste.

Nuk është e lehtë zgjidhja e këtij problemi, por janë bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Procesi i Berlinit ka pasur një efekt vërtet pozitiv në rajon dhe kjo vihet re në bashkëpunimin e këtyre vendeve me njëri-tjetrin. Projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, edhe pse jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për kapërcimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura”, tha Merkel.

Në samitin e Sllovenisë, Bashkimi Europian tregoi se dëshiron të riafirmojë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë punë.

Top Channel