Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

07/10/2021 19:06

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të Mural Fest 2021 që u organizua në Tiranë, ia ka dalë që të renditet tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35.000 vepra arti. 25 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në Mural Fest 2021 do i nënshtrohet një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të Dielën më 10 Tetor.

Mural Fest u organizua nga Dekor Tirana nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Top Channel