E martë, 14 Dhjetor 2021
14:30
“Arktiku po bëhet si Mesdheu”, ekspertët: Temperaturë rekord, shënuam 38 gradë

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Arktik, 38 gradë Celsius është konfirmuar zyrtarisht, duke bërë që të bien “këmbanat e alarmit” lidhur me ndryshimin e klimës në Tokë.

14:29
Më në fund ka një datë për koncertin e Malumës në Shqipëri

Dy vite më parë, kur u njoftua se Maluma do të mbajë një koncert në vendin tonë, dhjetëra fansa të këngëtarit nxituan të blinin biletën.

14:24
Serbia çel kapitull të ri negociatash me BE, Tirana e Shkupi në vendnumëro

Serbia çeli një kapitull të ri në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

14:21
Shenjat që tregojnë se nuk jeni ende gati për një lidhje

Edhe pse kontakti për disa vjen spontanisht dhe pa pengesa, ka edhe nga ata që e kuptojnë se kanë vështirësi për shkak të përvojave të mëparshme dhe dyshimeve personale.

14:20
Ministrja serbe del në krah të Kosovës: BE të liberalizojë vizat

Ministrja serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, Gordana Çomic ka dalë në mbështetje të Kosovës me deklaratën e saj se Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët kosovarë.

14:05
Tragjedia e Bullgarisë, hetimet: Autobusi po ecte me shpejtësi të madhe

Hetimet mbi tragjedinë e Bullgarisë, ku 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën mes flakëve pas përplasjes së autobusit me të cilin udhëtonin, nuk kanë përfunduar ende.

14:03
Tortë e fishekzjarre/ Tayna feston 25-vjetorin e lindjes me një super festë

Reperja e njohur, Tayna, feston sot 25-vjetorin e lindjes.

14:01
“Flamuri prej Çeliku” mbulon ambasadën italiane, vepra unike e artistit Helidon Xhixha

Muri i jashtëm i Ambasadës së Italisë në Tiranë është veshur me tringjyrëshin e flamurit kombëtar të shtetit fqinj, por në formën më të lartë të një arti kontemporan, sjellë nga artisti pamor dhe skulptori i mirënjohur shqiptar, Helidon Xhixha.

13:46
Si do të ndryshojë lidhja juaj në vitin 2022, bazuar në shenjën e horoskopit

Sado e çmendur të duket, viti 2021 pothuajse ka përfunduar.

13:34
“Kosova e shkatërroi Millosheviçin”, Tromp: Mohojnë sot Reçakun, që të ulin përgjegjësinë

Është befasues reagimi jo i duhur i të gjithë atyre, kundër të cilëve Serbia gënjen, përfshirë edhe Kosovën, thotë Nevenka Tromp, eksperte e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, hulumtuese e Gjykatës së Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi për 12 vjet me radhë dhe autore e librit “Procesi penal kundër Sllobodan Milloshevicit: gjykimi i papërfunduar”, i cili u promovua së fundi në Prishtinë.

13:30
Katastrofat natyrore shkaktuan 250 miliardë dollarë dëme

Katastrofat natyrore dhe ngjarjet e ndërlidhura me motin ekstrem shkaktuan 250 miliardë dollarë humbje brenda këtij viti.

13:29
Rama: Bashkëqeverisja si ligj i ri, mekanizëm ligjor në shërbim të qytetarëve

Takimi sensibilizues mbi Bashkëqeverisjen si ligj i ri vijoi sot në qytetin e Beratit.  

13:24
Francë, Omicron sjell valën e 6-të: Por masat nuk shtrëngohen

Franca nuk planifikon vendosjen e masave të reja kundër pandemisë pavarësisht rrezikut nga varianti i ri, Omicron.

13:17
Biden, letër senatit për Kosovën: 561 trupa amerikane që të mbrojnë shqiptarët

Presidenti amerikan Joe Biden, në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësueve, Nancy Pelosi, foli edhe për aktivitetin e trupave amerikane në Republikën e Kosovës, duke treguar se ky aktivitet shërben në parandalimin e ripërtrirjes së armiqësive në Kosovë.

13:09
Hapet kardiokirurgjia në “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu: Rriten që në vitin e parë me 30% ndërhyrjet kardiokirurgjikale falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku është hapur qendra e dytë e shërbimit të kardiokirurgjisë në vend.

13:07
Bukuri që dhemb/ Pamjet magjike nga Bulqiza, por bora izolon fshatrat dhe lë pa drita banorët

Reshjet intensive të borës kanë bërë që në Bulqizë të krijohet një shtresë e trashë dëbore, që arrin në një metra në zonat e thella.

13:06
Një mision fantastik i Donaldit dhe Beniadës për të trembur Monikën

Donaldi njihet për shpirtin e tij humoristik dhe që jo pak herë pëlqen të krijojë lojra apo rrengje për banorët.

13:05
Kina, luftë me BE-në për Ballkanin: Ofron më shumë investime, më pak kushte

Kina reagon pas nismës së Bashkimit Evropian për ta joshur Ballkanin perëndimor me më shumë investime.

13:00
Rrëfimi i pazakontë i Putin: Bëra taksistin kur ra Bashkimi Sovjetik

I mbetur keq pas rënies së Bashkimit Sovjetik, njëri prej njerëzve më të fuqishëm të globit sot, presidenti rus Vladimir Putin, ishte detyruar të punonte si taksist.

12:53
Zgjodhi Elon Musk njeriun e vitit, kritikohet ashpër revista Time

Revista Time po përballet me një rrebesh kritikash për faktin që e zgjodhi shefin e Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, si “Njeriun e vitit” 2021.

12:50
Balla vizitë në Kosovë/ Takim me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.

12:40
Shuhet Ferid Berberi/ Ish-trajneri i kombëtares së peshëngritjes, shtatë herë kampion

Ferid Berberi, ish-trajneri i madh i peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e “Dinamos” është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

12:34
Nuk ka regjistra zyrtarë, 4 muaj pas fillimit të shkollës mungojnë

Edhe pse kanë kaluar gati 4 muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, mësuesit ende nuk kanë marr regjistrat zyrtarë nga Ministria e Arsimit, por nga ana tjetër qeveria ka sjellë një risi në shkollat shqiptare me krijimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar që do të shërbejë në një farë mënyre si regjistër ‘online’.

12:25
“Nga java në javë dallgët ngrihen”/Iliri flet me banorët

Mbrëmjen e djeshme Iliri ka folur me Monikën edhe Big Mamën.

12:17
Moti i keq rrezikon kalanë e Lezhës/ Muri rrethues është në gjendje të rrezikshme

Kalaja Mesjetare e Lezhës, një nga atraksionet kryesore te qytetit, prej më shumë se një viti është kthyer në një rrezik për banorët, si pasojë  e rrëshqitjes së gurëve të mureve rrethuese.

12:14
Dëmet nga përmbytjet/ Në Fier, dhjetëra hektarë pemishte e serra me luleshtrydhe nën ujë

Mbi 100 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me pemë frutore, kryesisht luleshtrydhe ka përfunduar nën ujë.

12:12
Vrasja e Jurgen Dukës në market/ Autori është punonjës policie në Dibër

Autori i vrasjes së Jurgen Dukës, e ndodhur gjatë orëve të para pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini “ në Tiranë është identifikuar nga policia.

12:08
Vrasje në supermarket në Tiranë/ Viktima Jurgen Duka mbeti i vrarë pas sherrit për radhën në kasë

Jurgen Duka, Meziri është vrarë sot në mesnatë, në ambientet e një marketi pas një sherri për radhën e pagesës në kasën e dyqanit.

12:00
Tensionet në PD/ Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën në selinë blu! Kryedemokrati: Ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen

Ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe BE-së u takuan me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha një ditë pas tensioneve të shtuara në selinë blu.

11:56
Basha dërgoi dje në gjykatë ndryshimet në statut, të miratuara më 17 korrik, Berisha pritet t’i dorëzojë sot

Partia Demokratike të hënën depozitoi në gjykatë ndryshimet në statut të miratuara në Kuvendin e 17 korrikut.

11:55
“E di sa keq jam ndier”/Arbri flet për Einxhel

Arbri ka folur me Sarën për Einxhel.

11:38
Mbërrijnë me vonesë dy tragetet e linjës Bari-Durrës

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur sot me vonesë, për shkak të motit të keq në brigjet e Adriatikut perëndimor.

11:25
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në market, si nisi sherri mes të rinjve në Tiranë/ Autori polic në Dibër (VIDEO)

Top Channel ka siguruar pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit pak minuta pas mesnate në rrugën ”Irfan Tomini” në Tiranë.

11:20
“Mos më thuaj mua sikur unë jam e keqja”/Einxhel flet me Pm

Mbrëmjen e djeshme Einxhel ka biseduar me Pm për Arbrin.

11:20
Java e 13 mbyllet në Laç, kurbinasit kërkojnë edhe “kokën” e Tiranës

Pas fitoreve me Dinamon dhe Kukësin, Laçi kërkon që të marrë një tjetër sukses, këtë herë ndaj kryesuesve të Tiranës.

11:05
Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëlllçin

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg Thoma Gëlllçin, ish-drejtorin e RTSH-së, nën hetim për shpërdorim detyre, për një tender të dhënë në kohën që ka qenë në atë post.

11:03
Tiranë/ Motori përplas të moshuarin, ndërron jetë në vend 88-vjeçari

Një 88-vjeçar është përplasur për vdekje nga një motor këtë paradite në Tiranë.

11:03
“Do dal unë”/Claudio bisedon me Ilirin

Claudio ka biseduar me Ilirin në lidhje me nominimet.

10:56
Vrau gruan dhe kunatën para tre vitesh/ Fëmijët qëndrojnë në jetimore, gjyshi kërkon t’i marrë: S’më lenë t’i takoj

Pasi Gazmend Musta u dënua me burg përjetë, për vrasjen e gruas dhe kunatës, dy fëmijët jetimë u dërguan në fshatin SOS në Tiranë.

10:54
Erion Veliaj fiton në Gjykatë gjyqin për shpifje ndaj Grida Dumës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma.

10:53
Gati 3 pallatet e para tek “5 Maji” Veliaj: Kush e përdor ‘5 Majin’ për “karrige e brava”, le të mendojë për bravat e karriget e shtëpisë së tij

Viti i Ri do t’i gjejë familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet me shtëpi të reja.

10:34
Banorët tërheqin goglat e “Vodafone”

Banorët duhet të tërheqin nga pema e Krishtlindjeve nga dy topa.

10:34
Takimi i Bashës me ambasadoret, Paloka: Po lufton të mbash vulën se justifikimin për humbjen e radhës e ke “Prapë fajin e ka Saliu”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka të martën ka reaguar për takimin e kreut të PD-së Lulzim Basha me ambasadorët, duke e konsideruar si një angazhim të panevojshëm në mbrojtje të vulës dhe karriges personale.

10:31
Adriatik Llalla u arrestua në Romë/ Ish-kryeprokurori do të ekstradohet drejt Shqipërisë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i dënuar për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, do të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi u arrestua nga policia italiane.

10:30
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Agron Duka

Poeti i njohur, Arben Duka ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 64-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

10:19
Kushi në Komisionin e Edukimit: Për punën kërkimore shkencore janë miratuar 20 projekte ndërkombëtare dhe 42 kombëtare me vlerë 243.5 milionë Lekë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi sot para komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik foli për masat e marra për zhvillimin sa më normal të vitit akademik 2021-2022.

10:12
Ndërron jetë në banesë foshnja 3-muajshe

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë këtë të martë në Krumë të Hasit.

09:52
Plagosi me thikë 2 vëllezërit, arrestohet 27-vjeçari në Fier

Një 27-vjeçar që dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezër në Fier është arrestuar këtë të martë.

09:43
Basha: PD ka rrëzuar kultin e individit, në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një thirrje për demokratët që t’i bashkohen Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga ia dhe PD-ja zyrtare më 18 dhjetor.

09:40
Kosovë/ Udhëtari kapet me 100 fishekë në aeroport

Një person ka rënë në prangat e policisë në Kosovë pasi u kap me 100 fishekë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

09:27
Plani i BE-së për uljen e çmimeve të energjisë

Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit – një masë e hartuar nga blloku evropian në përgjigje të rritjes së çmimeve të energjisë.

09:15
Hungari/ Nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për kontroll, makina me targa serbe përplaset më një shtëpi, katër viktima

Shtatë persona humbën jetën e katër të tjerë u plagosën, pasi një makinë me targa serbe, në të cilën ndodheshin refugjatë e migrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari.

09:03
Shqipëri, testimet u rritën, por rastet e reja me Covid ranë sërish

Në Shqipëri, rastet e reja me koronavirus shënuan gjatë javës së fundit (7-13 dhjetor) një rënie, ndonëse, ndryshe nga java pararendëse, testimet u rritën. Për pasojë pozitiviteti, ra në nivelin më të ulët që nga java e e fundit e muajit gusht. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se numri i […]

08:42
Tornadot në SHBA: Joe Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se rreth 50 persona kanë humbur jetën vetëm në shtetin e tij, duke e çuar numrin e vdekjeve në zonat e shkatërruara në 64.

08:15
BE paralajmëron Rusinë ndaj një agresioni kundër Ukrainës

Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së nuk tha, se cilat mund të jenë sanksionet ndaj Moskës. Por Rusia duhet të ndalet nga një ndërhyrje në Ukrainë.

07:52
Diell por temperaturat mbeten të ulëta, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

07:44
Qëllohet për vdekje 29-vjeçari në Tiranë pas konfliktit/ Viktima ishte arrestuar një vit më parë për trafik droge

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë pas konfliktit të ndodhur pak minuta pas mesnate në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

07:07
Një shegë në ditë kundër infeksioneve të veshkave

Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar sepse i hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.

06:42
Problemet me frymëmarrjen gjatë dimrit/ Çfarë duhet të bëni kujdes

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo karakterizohet nga simptoma të ndryshueshme dhe të përsëritura si; mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Këto episode mund të ndodhin disa herë në ditë ose disa herë në javë dhe veçanërisht natën.

06:16
Shega dhe diabeti/ Ndikimi në shëndetin e zemrës

Me një pamje po aq mahnitëse dhe interesante sa kanë dhe shijen, shegët mund të quhen eliksiri i vërtetë i jetës. Kokrrizat e vogla të panumërta me ngjyrën karakteristike të kuqe, mblidhen në mënyrë perfekte brenda këtij fruti me vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

05:50
Mjaltë dhe limon për një shëndet të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me rradhë. Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetsore përfshirë edhe ato të tretjes. Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku. Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat ju njohim më poshtë.

05:15
Shenjat më nervoze të Horoskopit

Ka njerëz që zgjidhin gjithçka me qetësi dhe nuk ka panik apo nervozizëm me ta. Por ka edhe nga ata që janë krejtësisht të kundërt, të cilët janë në panik pak më seriozisht. Horoskopi thotë se persona të tillë janë të lindur kryesisht në këto shenja.

03:46
Kurti: Po punojmë që ta zbusim krizën energjetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur kritikave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës rreth krizës energjetike, për çka tha se janë duke punuar që ta gjejnë zgjidhjen më të mirë që të ketë edhe furnizim të qëndrueshëm por edhe të zbusin krizën energjetike.

03:13
Hulumtimet: COVID-19 sulmon sistemin e reagimit ndaj stresit njerëzor

Shkencëtarët evropianë kanë njoftuar se kanë vërtetuar për herë të parë se koronavirusi sulmon sistemin e reagimit ndaj stresit të njeriut duke dobësuar reagimin e gjëndrës mbiveshkore ndaj COVID-19.

02:44
Norvegjia do të ndalojë shërbimin e alkoolit për shkak të Omicronit

Si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e variantit omicron, Norvegjia do të ndalojë shërbimin e alkoolit në bare dhe restorante, do të vendosë rregulla më të rrepta në shkolla dhe do të përshpejtojë programin e vaksinimit, tha sot qeveria në Oslo.

02:22
Lajçak: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, alternativa e vetme

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i sotëm në mes të Britanisë së Madhe, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.

01:58
Kosovë/ Kuvendi miraton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

Kuvendi i Kosovës me 68 vota pro, ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Të gjitha partitë politike pjesë e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë mbështetje këtij projektligji.

01:40
Kinë, regjistrohen 80 raste të reja me COVID-19

Rastet e reja kanë ardhur duke u rritur së fundmi në Kinë. Autoritetet njoftojnë se janë zbuluar 80 rasre të reja infektimi me COVID-19.

01:21
Rusi, zbulohet 16 raste të tjera me variantin Omicron

Në Rusi u zbuluan 16 raste të reja me varinatin Omicron të COVID-19.

00:59
Mund të rritet çmimi i energjisë/ Kosova është në prag të një krize energjitike, çmimi nga importi është pesfishuar

Qeveria e Kosovës po përpiqet të gjejë rrugëdalje për të shmangur krizën energjetike ku ndodhet. Ndërkohë që temperaturat e ulta kanë shtuar nevojën për importim të energjisë elektrike pasi Kosova nuk i përballon dot me prodhimin e saj.

00:47
Lajme të këqija nga Spanja: Aguero ka vendosur të tërhiqet nga futbolli

Sergio Aguero ka probleme në zemër dhe një gjë e tillë pritet ta detyrojë të tërhiqet nga futbolli. Lojtari i Barcelonës pësoi një aritmi kardiake në takimin e 30 shtatorit kundër Alaves.

00:32
Shkëmbi: Do të doja të gjenim një arsye për atë që na ndodh, ja si dilet nga kjo situatë

Trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi u shfaq i zhgënjyer për mënyrën si erdhi humbja në derbin ndaj partizanit dhe shprehu keqardhjen që të tijtë nuk shfrytëzuan rastet e krijuara. Tekniku i kryeqytetasve pranoi se skuadra ka nevojë për kohë, që të arrijë në nivelet e pritshmërive.

00:20
Daja: E dominuam Dinamon, sfidën e Laçit e dua barazim

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, u shfaq I buzëqeshur në intervistën me “Gol pas Goli” pas fitores në derbin me Dinamon. Ai theksoi se rastet e humbura, përtej fitores, vijnë për shkak të presionit të pikëve që mungojnë nga faza e parë.

E hënë, 13 Dhjetor 2021
23:59
“Kurioz si po e përjetojnë”, banorët përmallohen për familjarët

Izolimi i gjatë ka thelluar edhe ndjenjën e mallit që banorët kanë për familjarët.

23:58
Koronavirusi shqetëson sërish, rekord infektimesh në kampionatin anglez

Koronavirusi është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë javë është vendosur një rekord i ri të infektuarish. Burimet zyrtare konfirmojnë për 42 futbollistë dhe pjesëtarë stafi që kanë rezultuar pozitiv në tamponët e 7-ditëshit të fundit, më shumë se çdo rast tjetër, duke tejkaluar edhe janarin e këtij viti me 40 të prekur.

23:53
Misioni vijon me gomarin, Beniada dështon në mbajtjen e fshehtë të tij

Një mision i fshehtë iu ngarkua Monikës, Beniadës dhe Beatrix mbasditen e sotme.

23:51
Kafsha e rradhës është një qen, lehjet e tij nxisin dyshimet tek banorët

Një mision i fshehtë i është kërkuar Beniadës, Monikës dhe Beatrix.

23:46
Talenti i Salzburgut “i shpreh dashurinë” Barcelonës

Karim Adeyemi konsiderohet një nga zbulimet e futbollit europian. Në fakt, sulmuesi i ri i Salzburgut u vlerësua këtë të hënë, në Torino, nga “Tuttosport”, me çmimin “Golden Boy Web Award”.

23:35
Kumbulla fiton “derbin” me Manajn, ja notat për dy kuqezinjtë

Marash Kumbulla konfirmohet sërish titullar në skemën me tre në mbrojtje të Romës së Jose Mourinhos, që mbrëmjen e sotme ia doli të rikthehet te fitorja, pasi mposhti Spezian me rezultatin 2-0.

23:23
Conte: Interi do konkurrojë për shumë vite, ja çfarë më kërkuan zikaltrit

Antonio Conte rikthehet të flasë për Interin, skuadër të cilën e drejtoi për dy sezone dhe fitoi edhe titullin kampion, teksa deklaron se zikaltrit janë dhe do të vijojnë të shfaqen konkurrues për shumë sezone në vijim.

23:05
Në shtëpi hyn në dele, vajzat duhet ta largojnë në fshehtësi

Një mision i fshehtë është kërkuar nga “Vëllai i Madh” për Monikën, Beniadën dhe Beatrix.

22:57
Koronavirusi shqetëson sërish, rekord infektimesh në kampionatin anglez

Koronavirusi është rikthyer sërish në Premier League dhe këtë javë është vendosur një rekord i ri të infektuarish. Burimet zyrtare konfirmojnë për 42 futbollistë dhe pjesëtarë stafi që kanë rezultuar pozitiv në tamponët e 7-ditëshit të fundit, më shumë se çdo rast tjetër, duke tejkaluar edhe janarin e këtij viti me 40 të prekur.

22:49
Prodhimi industrial i Turqisë rritet 8.5 për qind në tetor

Prodhimi industrial i rregulluar sipas kalendarit në Turqi është rritur për 8.5 për qind në tetor në nivel vjetor, njoftoi sot agjencia statistikore e vendit.

22:43
Hodhi akuza ndaj Berishës për masakrën e 21 janarit/ Hoxha: Po duket nervozizmi i Bashës karshi humbjes së pushteteve

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel komentoi deklartën e Bashës, kur tha sot para gazetarëve se ai nuk iu përgjigj dmokratëve që mësynë sot në selinë e PD-së, sikurse ju përgjigj Berisha qytetarëve në 21 janar.

22:43
Partizani fiton dhe zhyt në krizë Dinamon

Partizani fiton 1-0 derbin me Dinamon dhe ngjitet në vendin e pestë në renditjen e përgjithshme.

22:34
‘Zgjedhim të ardhmen’/ Basha publikon sloganin e Kuvendit të 18 dhjetorit, do mbahet tek Pallati i Kongreseve

Kryedemokrati Basha ka njoftuar zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie më 18 dhjetor, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

22:29
Tension te Legia e shqiptarëve, tifozët ndalojnë autobusin dhe sulmojnë tre futbollistë

Legia e Varshavës po kalon momente mjaft të vështira, pasi ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, që e lë në vendin e fundit të renditjes dhe në të njëjtën kohë, trajneri i përkohshëm ka dhënë dorëheqjen.

22:24
Kreshnik Spahiu paralajmëron konflikt fizik mes mes demokratëve për selinë e partisë

Analisti Kreshnik Spahiu në emisionin “Open” në Top Channel ka paralajmëruar konflikt fizik mes kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe demokratët mbështetës për secilin, për selinë e partisë.

22:23
Bumçi: Në 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës, krijojmë front të madh opozitar

Aldo Bumçi i ftiar në emisionin Open mbrëmjen e sotme ka bërë me dije se me datën 18 dhjetor e gjithë anëtarësia do të votojë shkarkimin e Kryedemokratit Lulzim Basha.

22:17
Mbledhja e Berishës në selinë blu/ Bumçi: Nga nesër fillon puna për organizimin e referendumit

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dy ditë pas Kuvendit të 11 dhjetorit mbërriti sot në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

22:09
Hyrja e Berishës në seli/ Zekthi: Është dhunë e pastër, e fut PD në qorrsokak!

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se futja e ish-kryeministrit Sali Berisha bashkë me demokratët në selinë e PD-së ishte një akt dhune.

22:03
Shorti i Champions/ Ronaldo kthehet në Madrid, Messi sfidon Realin

Një gabim teknik në sistem bëri të pavlefshëm shortin e hedhur disa orë më parë në Champions League.

22:03
Antonela për Claudion: Është shumë i edukuar për këtu

Claudio është një nga konkurentët që i është bashkuar së fundmi shtëpisë.

21:52
Tensionet në Ballkanin Perëndimor/ Britania e Madhe e shqetësuar

Britania e Madhe u bëri thirrje të hënën përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të punojnë me komunitetit ndërkombëtar, për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.

21:48
Kiril Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, Ne vazhdojmë ndryshimin, arriti marrëveshje koalicioni me tri fraksione të tjera.

21:48
Antonela ironizon Monikën: T’i japim çmimin si aktorja e vitit

Teksa kanë konsumuar drekën, banorët nuk kanë hezituar t’i shprehin ironi dhe batuta në adresë të njëri-tjetrit.

21:41
Johnson: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim strategjik i Rusisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se çdo “veprim destabilizues” nga Rusia kundër Ukrainës do të ishte “gabim strategjik” me “pasoja domethënëse”, tha një zëdhënës i tij.

21:34
E reja supozohet e mbytur pas rënies së dyshimtë nga bordi i kroçerës në Paqësor (fotot)

Autoritetet dyshojnë për vrasje pas zhdukjes së dyshimtë në ujin e oqeanit Paqësor të një vajze të re, e cila ra nga kati i pestë i një kroçere turistike.

21:24
Mision sekret nga “Vëllai i Madh”, banorët duhet të largojnë fshehurazi kafshët e gjetura në shtëpi

Disa nga banorët janë ngarkuar me një mision të rëndësishëm nga ‘’Vëllai i Madh’’.

21:18
Aldo Bumçi në ‘Open’: PD nuk është vetëm e Berishës, por e njerëzve që Basha i ka trajtuar si të pavlerë!

Sali Berisha dhe anëtarët e komisionit të Rithemelimit të PD u shfaqën sot në ambientet e selisë blu, ndërsa thanë se qëllimi ishte zhvillimi i mbledhjes së parë të këtij komisioni.