‘S’komentoj rrobat e palara të …’/ Veliaj: S’ka marrëveshje që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut

16/05/2022 21:50

Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se nuk ka marrëveshje që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në një intervistë me Sokol Ballën për “Top Story” nga Nju Jorku, i pyetur lidhur me qëndrimin skeptik të opozitës, Veliaj nuk pranoi të komentonte.

Sipas kryebashkiakut, qëndrimi i Ramës është i drejtës, pasi nuk ka marrëveshje formale që e lidh Shqipërinë me Maqedonin e Veriut dhe dy vendet nuk kanë qenë “çift” asnjëherë.

Për situatën e negociatave, mendoni se është rruga e duhur sepse opozita ka qenë shumë skeptike?

Veliaj: Me opozitën ka shumë kohë që nuk komentoj, sepse nuk dua të komentoj rrobat e palara tek shtëpia e dikujt tjetër.Kryeministri ka qenë shumë i drejtë. Nuk ka sot asnjë marrëveshje formale që e lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Nuk mund të ndahesh nga dikush që nuk je bashkuar. Pyetja është kur ishim çift që duhet të ndahemi? Rama ka treguar se nuk është servil dhe i varur nga askush. Ai nuk vuan nga frika nga të huajt sepse ka jetuar në perëndim.  Në këtë fazë me shumë respekt për të dyja palët në duhet të themi vazhdoni me problemet tuaja dhe ne do të kapim trenin tonë.

Top Channel