Top Story sonte ka udhëtuar në Nju Jork, aty ku një ditë më parë, një copëz e vogël mori  një emër shqiptar.

Në Bronx, në kryeqendrën ku banojnë shqiptarët e Nju Jorkut, një bulevardi iu mbivu një emër tjetër. Emri kuptimplotë për të gjithë ne, që tashmë do të ketë kuptim edhe për amerikanët, të cilët do e kenë në librin e tyre të adresës.

Bulevardi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në qendër të Bronxit, aty ku dikur banonin italianët, por sot lulëzojnë dhe punojnë mbi 600 biznese të shqiptarëve të ndershëm, të cilët janë mbledhur për të respektuar shqiptarët, punën dhe taksat e tyre.

Aty morën pjesë krerët e rëndësishëm të politikës amerikane, si Chuck Shumer, kryetari i shumicën në senatin amerikan, dhe kryebashkiaku Eric Adams, i sapozgjedhur në këtë detyrë, i cili i sheh shqiptarët si mbështetësit e tij kryesor në fitoren e pak muajve më parë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha se komuniteti shqiptar atje përfaqëson “njujorkezët” punëtorë të palodhshëm, të cilët luftojnë çdo ditë për një jetë më t mirë. Ai tha se ata janë “e mira e Amerikës”.

Eric Adams: Ky është një komunitet i mrekullueshëm. Teksa shëtis rreth qytetit, bisedoj për nju jorkezët e mirë. Për ata që zgjohen çdo ditë me energji dhe punojnë më shumë se 30-40 orë në ditë me shpresën për një jetë më të mirë. Këta nuk janë ata që qëllojnë me armë, por janë viktima të këtyre armëve. Nuk janë ata që shkojnë nëpër dyqane dhe vjedhin çdo gjë që duan, por ata kanë hapur vetë dyqane të reja dhe kanë punësuar njerëz aty duke ndihmuar ekonominë lokale e duke shpresuar që të jenë krenarë për këta njerëz. Po flas për  nju jorkezët e mirë . Njerëzit e mirë të këtij qyteti që janë shpeshherë të harruar. Ata nuk mendojnë se si të kundërshtojnë  policinë por se si ta mbështesin atë. Po flas për  nju jorkezet e mirë dhe  e kam fjalën per komunitetin shqiptar !! Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë, punëtorë të palodhur, të përkushtuar dhe të devotshëm, që besojnë te siguria publike dhe në jetën cilësore që meritojme si qytet. Ky emërtim i rrugës ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’, ku gjithkush që do të kalojë nëpër të, do të ngrejë kokën lart dhe do të shohë emrin, do të tregojë atë që ju e konsideroni lider, një hero, ai është emri që po i vendosim kësaj rruge. Është kaq domethënëse për ta njohur dhe për ta respektuar në një qytet, të cilin ju e keni bërë kaq të madh sa është. Unë nuk ju konsideroj thjesht shtetas, por si vëllezërit dhe motrat e mia.

Top Channel