Olsian Çela ka hyrë në vitin e tretë të mandatit 7-vjeçar si i pari prokuror i përgjithshëm që duhet të drejtojë një akuzë të decentralizuar. Por duket se ai nuk është dhe aq dakord me dobësimin e atij pushteti në akuzë që e patën të plotë gjithë paraardhësit e tij, deri tek Adriatik Llalla i fundmit prokuror i përgjithshëm i para reformës.

Ndryshe nga raportimi i vitit të kaluar kur sugjeroi kontroll të kryeprokurorëve në rrethet gjyqësore, një vit më vonë parita KLP  prokurori i përgjithshëm shfaqi të njëjtën dëshirë në një formë tjetër. Kësaj radhe Cela kërkoi kontroll të gjyqtarit paraprak, të cilit ligji i ka dhënë fuqi autoriteti mbi punën e prokurorëve mbi hetimet e të cilëve është ai që vendos dhe jo shefi në prokurori, nëse duhen kaluar në gjykim apo duhen kryer hetime të tjera.

“Në qoftë se një gjyqtar njëherë del si gjyqtar dhe njëherë si prokuror, më fal tani po cila është zgjidhja do ta shikoni si gjyqtar apo prokuror? Nuk ka asnjë të keqe të rishikosh ligje, nuk do të thotë që është e paligjshme dhe mendoj se kjo është zgjidhja , të shikohen kompetencat e hetimit në fazën paraprake”– tha Çela

Por ajo që kërkon kryeprokurori shqiptar Olsian Çela është një nga 3 shtyllat kryesore të reformës të 2016,  që  solli që një prokuror  të përgjithshëm të dobët dhe përballë tij të gjithë prokurorët e tjerë të fuqishëm e  të pavarur gjatë hetimeve që kontrollohen nga gjyqtari paraprak. Pikërisht roli i gjyqtarit paraprak i urdhëruar  nga reforma  në drejtësi dhe që u kopjua nga standartet e bashkimit europian, kundërshtohet për herë të dytë në disa forma nga numri një i akuzës që siç kuptohet nuk është ende gati për të pranuar rolin e tij.

 “Roli që i është dhënë tashmë gjyqtarit paraprak  e bën atë dhe kontrollues hetimesh dhe ky gjyqtar urdhëron përgjimet  dhe drejtues hetimi, një gjyqtar që nuk merr parasysh një sërë rrethanash që merren në konsideratë në vendimmarrje”- tha Olsian Çela.

Nga ana tjetër gjatë raportimit vjetor Cela njoftoi se kanë mbetur vetëm 205 prokurorë , ndërkohë që 116 konsiderohen vakanca të krijuara nga vettingu.

Anëtarët e KLP e pritën dhe e përcollën prokurorin e përgjithshëm Olsian Cela me tone më te qeta se sa ato të javës së kaluar kur kryeprokurori i SPAK Arben Kraja u pyet me kritika nga të dyja qeveritë, edhe qeveria e tij pra e prokrurorisë dhe nga qeveria e mazhorancës.

 “Skam asnjë mendim për SPAK, atë ka kush e vlerëson ka organe të posaçme”- tha Çela.

 

Top Channel