Berisha në Kukës: Rama është vëlla i serbëve, vetëm PD është mjeti që shpëton Shqipërinë nga ky regjim

16/05/2022 18:01

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Kukës ku po takohet me demokratët e qytetit të Kukësit për fushatën e zgjedhjeve të kryetarit ët Partisë Demokratike.

Nga Kukësi Berisha u rikujtoi qytetarëve çështjen e gjenocidit të Serbreniëcës ku tha se Rama e hodhi poshtë këtë gjenocid në Parlament duke shtuar se kryeministri është vëlla me serbët.

Ish lideri i Partisë Demokratike tha gjithashtu se Partia Demokratike po ringrihet e pandalshme dhe së shpejti do të finalziojë procesin e rithemelimit të bazuar në votën e lirë, në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë punuar dhe ëndërruar e sakrifikuar më shumë se kombet e tjera.

“Në udhën tonë, kundra nesh u rreshtua ish kryetari i PD-së por jo vetëm ai, të lidhur me njëmijë fije me qeverinë, prapa shpinës tuaj dhe në kurrizin tuaj bënë gjithçka për të mposhtur përpjekjen tonë për të rithemeluar PD-në. Në krahun e tyre qëndroi fuqishëm edhe mafia e George Soros, që kërkon ta shndërrojë opozitën në një shoqe besnike të qeverisë. U ndala në këto rrethana për të theksuar se në çfarë kushtesh dolëm dhe të ngrihemi të pandalshëm dhe sot ne finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të bazuar në votën e lirë, në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë punuar dhe ëndërruar e sakrifikuar më shumë se kombet e tjera. Ne rithemelohemi si parti e interes kombëtar. Ai interes sado të duket i lartë është i të gjithë interesave. Nuk kemi asgjë tjetër të larë me qindra mijëra jetë njerëzish. Do të mbetemi shqiptarë apo do largohemi e të tjetërsohemi. A nuk kemi sot në Tiranë një qeveri që rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi. Në çdo tryezë që shkon Rama për Ballkanin e hapur, del Vuçiçi dhe ai nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për të për të nxjerrë të keq Kurtin. Rama hodhi poshtë në parlament genocidin e serbrenicës, është vëlla i serbëve.Në nëntë vite qeveri të Ramës, shqiptarët nuk kamë pasur rritje rrogash dhe sot marrin së paku 50 përqind më pak. Vetëm PD është mjeti që shpëton Shqipërinë nga ky regjim. Më thoni çfarë investimesh janë bërë në rrugën e Kukësit? A nuk jemi kthyer ne në një komb pa të ardhme?”

Top Channel