Demokrati Agron Gjekmarkaj gjatë Konferencës së Kryetarëve që po mbahet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, tha se kreu i ri i shtetit nuk duhet  të jetë as i Ramës as i Bersshës as i Metës, por të jetë një person i pranuar nga bota perëndimore.

“Maxhoranca ka numra, por nuk ka mandate politike për ta zgjedhur, nëse i bëjmë një analizë politike dhe juridike në subjektivitetin tim duhet të jemi të ndershëm me veten dhe të tjerët. As ne nuk dimë asgjë se jemi opozita dhe siç thotë kryeministri jemi një opozitë me probleme, pro kjo nuk i justifikon. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë për një president që më shumë se sa i opozitës të jetë i shqiptarëve. Presidenti i ri të jetë as i Ramës as i Berishës e as i Metës, por të jetë një person i pranuar nga bota perëndimore”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel