Që nga ndarja nga Bashkimi, deri tek ish i dashuri, Alvisa rikthehet në Për’puthen për të sqaruar gjithçka

16/05/2022 19:21

Alvisa Qarri është një ndër vajzat e cila ka përjetuar shumë situata të ndryshme në studion e Për’puthen.

Ajo shprehet se nuk do të ndryshonte veprimet që ka bërë në program, por vetëm ndikim që ka pasur nga faktorët e jashtëm.

Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çuan në një vendim  të tillë.

“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh Alesja.

Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish të dashurin.

Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.

Madje ajo deklaroi se nuk është rikthyer me të dashurin e saj pavarësisht spekulimeve të shumta.

Top Channel