Moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë gjatë orëve të paradites në vendin tonë.

Sipas Meteoalb, në orët e pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme, ndërsa në zonat veriore dhe juglindore do të ketë momente të pakta me shira.

Pjesa tjetër e territorit do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por në mesditë do të luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa Jugore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të pakta.

Ishujt britanikë dhe lindja do të dominohen nga vranësirat dhe reshjet e shiut.

Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore në pjesën më të madhe do të mbizotërohen nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta.

 

 

 

Top Channel