Në konferencën e kryetarëve PS propozoi që raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Repulikës, të mbahet ditën e hënë, 23 maj, ora 18:00 .

Si mund të jetë as i njërës palë dhe as i palës tjetër dhe ta propozojmë vetëm ne?! Së pari Alibeaj kemi marrë një letër nga ju, po jua them se doni ta diskutojmë dokument këtu. Ju keni sjellë disa ide unë ju kam kthyer një përgjigje publike. Të drejtën e grupit parlamentar të PS për të propozuar emra nuk ia hiqni dot dhe s’mund të na vini kushte. Më E rëndësishme se kjo sot nuk bëhet me letra. Jo më zotëri kam një muaj e më shumë që bëj thirrje publike që të vini të uleni, me grupin e Mediut jemi ulur dy herë, ka pasur disa propozime me vlerë edhe me Dodën edhe me Mediun. Thua s’jap emra se ju do talleni, por si t ja bëjmë se duhet të japim emra?! Ne  kemi vetëm një kusht të jetë i ,kundërt me çfarë bëri Ilir Meta në këto vite në presidencë, që të riparojë çdo ditë në 5 vite dëmet që i bëri Ilir Meta vendit dhe figurës, ata dy njëherë nuk zgjedhin më president  në këtë vend. Hajde ulemi”, tha Balla.

Të drejtën për të propozuar duhet ta kenë të gjitha palët. Kur të vini të tryezë të jemi të përgatitur. do ta jap si këshillë para se të shkoj një proces mbledh grupin parlamentar i dëgjoj të gjithë dhe vendimi është që nuk mund të jetë presidenti anëtar i grupit parlamentar, e kemi përjashtuar që me 28 mars, nuk duam një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve, por hajdeni të ulemi, po ka negocime le të bëhet në tavolinë. Të më thuash s’më ke kthyer përgjigje? Të ulemi kur të doni ju për të diskutuar çdolloj propozimi si të doni ju. E fillojmë me kriteret, po mirë. Më mirë një proces që duhet të çojë tek emrat sa më shpejt. Kjo historia që ju e konsideroni një patate të nxehtë dhe i shmangeni më gatishmëri se kjo…afat maximal, mirë,  por një gjë është e sigurt se kemi filluar në numërimin mbrapsht, nëse nuk vendoset me 23,ngelet data 30, hajdeni që të punojmë për këtë punë, me telegrame tashi?”, shtoi Balla.

Top Channel