Kokainë nga Kolumbia në Durrës/ Kapet drogë mes qymyrit në një anije në port

17/05/2022 14:52

Rreth orës 10.40 të së hënës anija Unistream më 6500 të qymyr e nisur nga një port i Kolumbisë më 26 prill mbërriti në portin e Durrësit. 

Nga kontrolli fizik që policia I bëri ngarkesës gjeti në të 53 pako kokainë me peshë totale 59 kg.

Task forca e përhershme e vendosur në port ka pasur informacion për këtë ngarkesë droge dhe mbrëmjen e së hënës ka kryer kontroll me qen drogënuhatës.

Kur qentë nuk kanë konstatuar drogën ka nisur shkarkimi I ngarkesës me qymyr çka nxori në sipërfaqe 2 çantat me 59 kg kokainë.

Kontrolli fizik i ngarkesës vijon pasi policia po kalon në filtër të gjithë ngarkesën rifuxho të qymyrit.

Top Channel ka mësuar se ngarkesa me qymyr është porositur nga një kompani kromi shqiptare për të cilën nuk dihet në ka lidhje me drogën. Aktualisht në polici mbahen të shoqëruar gjithë ekuipazhi përfshi edhe kapitenin rus.

Sipas të dhënave të siguruara anija e mallrave Unistream është ankoruar në portin e Barraquilla në Kolumbi mbrëmjen e 23 prillit.  Pasi është ngarkuar me qymyr,  rreth mesditës së 26 prillit ka nisur lundrimin me destinacion final portin e Durrësit ku ka mbërritur rreth orës 10: 40 të datës 16  maj.

Kjo është hera e tetë brenda pak kohësh që në mallrat e importuara në portin e Durrësit policia gjen drogë. Risia këtë herë qëndron tek fakti se kokaina nuk erdhi e fshehur në banane por në qymyr.

Top Channel