Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk i cilëson sulme deklaratat e Edi Ramës për SPAK, por shkundje.

Në një intervistë nga Nju Jorku me Sokol Ballën për “Top Story”, Veliaj tha se shtyrja nga ana e kryeministrit është e nevojshme pasi institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë më shpejt dhe në të gjitha fushat.

Unë nuk besoj se kryeministri ka bërë sulm ndaj SPAK, përkundrazi ajo që Edi bën është shkundje, kur shikon që situata po del jashtë kontrollit dhe ka probleme me kriminalitetin apo me sektor të caktuar.  Ka qenë shkundje për autoritetet e drejtësisë, ku Edi Rama ka qenë sponsori kryesor.  Kryeministri ka bërë ftesë për një trajtim 360 gradë në të gjitha fushat. Ka media si Top Channel me reputacion, ka dhe TV dhe media që vënë gjoba që i dinë të gjithë. Të gjithë i dinë pronarët trafikantë droge. Kjo fushë është komplet e paprekuR, ka vend për të gjitha fushat në të gjitha krahët. Brryli i Ramës bën mirë. Kryeministri të jetë armik i SPAK? Kryeministri është më i ashpër me kryetarët e bashkive dhe ministrat. Është përpjekje më qytetare për të shtyrë institucionet që të veprojë içik më shpejtë. Drejtësia ka një busull, ka një llogjikë”, tha Veliaj.

Top Channel