Meta përkujton “17 majin”/ Presidenti reagon për akuzën “700 mijë euro” të gazetës austriake

17/05/2022 14:55

Marrëveshja Rama- Basha e 17 majit sipas presidentit Ilir Meta është , dita më e erret e pluralizmit politik.

Presidenti Meta deklaroi se askush nuk e ka penguar SPAK ta vendosë atë nën hetim siç kërkon kryeministri Edi Rama.

Presidenti rrëzoi pretendimin e gazetës më të  madhe austriake KRONE se ai kishte paguar 700.000 euro për një foto me presidentin Trump.

I gatshëm për tu rikthyer në ringun e politikës shqiptare Ilir Meta premtoi se  “Nga 25 korriku dhe tutje, për çdo shqiptar pesimizmi do të jetë kohë e humbur”.

Top Channel