Modelet britanike tmerrojnë kalimtarët teksa përleshen nga flokët në rrugët e kryeqytetit slovak (fotot)

17/05/2022 15:43

Një modele britanike e rrjeteve sociale ka treguar tmerrin e saj pasi u sulmua fillimisht nga një roje diskoteke e më pas nisi të përleshej me shoqen e saj në rrugët e kryeqytetit slovak Bratislava.

26 vjeçarja Crystal Foster ishte në diskotekë me shoqen e saj Beth Adams në Bratislava kur dhe u shpalos “eksperienca e tmerrshme” që ajo tregon.

Modelja e famshme për tatuazhet e saj tha për të përditshmen The Sun : “Më sulmuan disa roje të diskotekës në një festë promocioni në Slovaki.”

Kur ata ishin brenda vajza tregon se “rojet u bënë agresive me mua që në fillim”.

“Kjo më vonë u përkeqësua, ata flisnin në mënyrë tejet vulgare me mua dhe me të tjerët, pa asnjë arsye”.

“Më pas çështja u bë fizike dhe ata më goditën në fytyrë me shuplakë, dhe nuk ndaluan”.

Bari që vajzat po vizitonin para se të nisnin sherrin mes tyre Mow Bar, është në qendër të qytetit të vjetër të Bratislava, gjithmonë i mbushur me turistë.

Video skandaloze u shpërnda në rrjet nga mediat slovake dhe tregon Crystal e Beth që luftojnë në rrugë me njëra-tjetrën.

Në një moment gjatë sherrit Beth i bie parukja bionde teksa një turmë burrash nisin të brohorasin duke u zbavitur.

Gratë tërheqin flokët e njëra tjetrës dhe bien në trotuar duke qëlluar njëra-tjetrën me grushte e shkelma.

Por Crystal thotë se video nuk tregon sesi ndodhi historia.

Ajo pretendon se para nisjes së përleshjes, rojet kishin thyer celularin e Beth.

“Beth nisi të ulëriste për celularin e saj që ishte thyer. Ne jemi modele dhe shkuam aty së bashku, por ajo ishte tepër e dehur dhe sherri mes nesh nuk duhet të kishte ndodhur”.

“Por ajo më shtyu pasi më kishin sulmuar më parë dhe ata burrat dhe unë nuk durova më”.

Një zëdhënës i barit Mow Bar tha për të përditshmen vedase ‘Novy Cas’: “Prej faktit se dikush nisi të sulmonte fizikisht të ftuarit, punonjësit e sigurisë duhej të vepronin dhe të dëbonin personat problematikë”.

Edhe Beth dukej se i referohej përleshjes në një postim: “Më mori në pyetje policia në mëngjes dhe më pyetën se çfarë profesioni kisha, më vunë shumë në siklet”.

Ndërsa Crystal thoshte se i kishin shkatërruar fytyrën dhe duhet të merrte pushim nga puna për t’u rekuperuar.

FOTO GALERI
1/6
26 vjeçarja Crystal Foster ishte në diskotekë me shoqen e saj Beth Adams në Bratislava kur dhe u shpalos "eksperienca e tmerrshme"

Top Channel