Prindërit e aksidentuar/ Çifti Konomi jashtë rrezikut, u përplasën nga makina së bashku me foshnjën

17/05/2022 15:25

Çifti Vilma dhe Arjan Konomi të cilët u aksidentuan tek vizat e bardha nga një një makinë  tip “G Class”   në Rrugën e Kavajës fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas qëndrimit prej gati dhjetë ditë nën trajtim intensiv në spital, mjeku i njohur neurokirug  Fatos Olldashi   jep lajmin e mire se të dy prindërit e foshnjës  tre muajshe e kapërcyen rrezikun për jetën dhe nuk riskojnë të invalidizohen.

 Vilma dhe Arjan  Konomi u aksidentuan të dielën e tetë majit pak pas mesditës teksa kalonin në vizat e bardha  bashkë me vajzën e tyre, tre muajshe e cila u erdhi në jete  pas 20 vitesh pritjeje

Fatmirësisht edhe vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore  në pritje të dalin nga spitali dy prindërit e saj, Vilma mjeke në qendrën shëndetësore në Vorë dhe Arjani drejtor i sporteve në Ministrinë e Arsimit.

Top Channel